Shqipëria Postuar më 15 Dhjetor 2022, 09:44

Çfarë po ndodh në tregun valutor – Monedha vendase vijon të qëndrojë në pozicion force

Nga SCAN TV
Çfarë po ndodh në tregun valutor – Monedha vendase vijon

Dollari amerikan edhe pse shfaqet i qëndrueshëm në raport me ditën e djeshme sërish mbetet i dobësuar përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 107.3 lekë dhe është shitur me 108.2 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe monedha europiane është ‘zgjuar’ e dobët këtë mëngjes duke u blerë me 114.4 lekë dhe duke u shitur me 115.1 lekë teksa ka regjistruar rënie të lehtë në raport me dje.

Paundi britanik sakaq edhe pse ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 132.5 lekë dhe është shitur me 133.8 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane ka rikuperuar disi pikë nga rënia e djeshme por qëndron në kuota relativisht negative edhe këtë të enjte duke u blerë mëngjesin e sotëm me 115.4 lekë dhe duke u shitur me 116.4 lekë.

SCAN

Sondazh

Poll
Bota 14 Dhjetor

Çfarë është “trishtimi i festave”?!

Sa herë mund të keni pyetur veten: Kush e ka thënë që festat sjellin vetëm alegri dhe lumturi?” “Si është e mundur vitrinat e dyqaneve apo dritat vezulluese......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat