Bota Postuar më 15 Dhjetor 2022, 10:04

FED ofron mbështetje modeste për dollarin - Banka qendrore rrit me gjysëm pikë përqindje normën bazë të interesit

Nga SCAN TV
FED ofron mbështetje modeste për dollarin - Banka qendrore rrit me

Dollari amerikan është rritur lehtë gjatë sesionit të sotëm, pasi ashtu sikurse pritej, Rezerva Federale e rriti me gjysëm pikë përqindje normën bazë të interesit, në intervalin nga 4.25% deri në 4.5%. Por, politikëbërësit sinjalizuan se normat e interesit do të qëndrojnë të larta për një kohë më të gjatë. Gjatë konferencës për mediat, shefi i Rezervës Federale, Jerome Powell deklaroi se norma bazë e interesit do të arrijë kulmin mbi nivelin e 5%.

Gjithsesi, euro dhe paundi britanik po qëndrojnë në nivelin më të lartë në 6 muajt e fundit, pasi vendimi i Bankës Qendrore Amerikane ishte i pritshëm. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare u rrit me 0.2% në rreth 103.9, shumë pranë nivelit më të ulët në 6 muajt e fundit. Menaxherët e fondeve të parasë parashikojnë se norma bazë e interesit do të arrijë pranë 5% në maj të vitit të ardhshëm, një nivel më i ulët se udhëzimet e mëparshme të Rezervës Federale. Gjithashtu, edhe inflacioni duket se ka arritur kulmin në Shtetet e Bashkuara dhe tashmë mund të ketë filluar tendenca në rënie.

Indeksi i çmimeve konsumatore në SHBA u rrit me vetëm 0.1% gjatë nëntorit, krahasuar me tetorin dhe me 7.1% krahasuar me një vit më parë. Tashmë tregjet po presin edhe vendimet që do të marrë Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë, gjatë ditës së sotme dhe të dyja parashikohet të rrisin normën bazë të interesit me gjysëm pikë përqindje. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 17,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1290 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat