Bota Postuar më 15 Dhjetor 2022, 12:18

FED këmbëngul në objektivin për inflacionin 2% - Rritja e normës do të dobësojë ekonominë vitin e ardhshëm

Nga SCAN TV
FED këmbëngul në objektivin për inflacionin 2% - Rritja e

Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, aktualisht në drejtim të një banke qendrore që përballet me rritjen më të shpejtë të cmimeve të konsumit në dekada, përjashtoi mundësinë e ndryshimit të objektivit të inflacionit.  Duke folur në një konferencë për shtyp pas një takimi të Komitetit Federal të Tregut të Hapur, ku zzyrtarët vendosën për rritjen e normës me gjysëm pikë përqindjeje, Pouell u pyet nëse FED mund të merrte në konsideratë ndryshimin e objektivit të inflacionit prej 2% në një nivel më të lartë.

Ai theksoi se një gjë e tillë nuk po merret në konsideratë në asnjë rrethanë. Objektivi për inflacionin do të mbetet në 2%, dhe do të përdoren të gjitha mjetet për ta arritur dhe nëse një gjë e tillë do të dojë pak më shumë kohë

FED miratoi objektivin e saj të inflacionit prej 2% në vitin 2012, pas një iniciative të ngjashme nga bankat e tjera qendrore të mëdha, me besimin se një gjë e tillë përcakton më së mirë qëndrueshmërinë e cmimeve. Si dhe që është e mandatuar ligjërisht për të arritur një gjë të tillë. Zyrtatër arguementojnë se niveli i synuar është dhe arritja më e madhe: cdo presion më i ulët mund të shkaktojë atë që ekonomistët e quajnë deflacion, i cili është shumë i dëmshëm për ekonominë.

FED vazhdon të shtyjë në mënyrë agresive objektivin e saj të normës afatshkurtër këtë vit për të ulur inflacionin dhe e ka rritur atë nga nivelet afër zeros në mars në intervalin aktual midis 4.25% dhe 4.5%. Pouell tha se FED do të vazhdojë të ecë përpara me rritje dhe zyrtarët kanë vendosur një normë fondesh prej 5.1% për vitin e ardhshëm.

Sipas parashikimeve, FED pret që rruga e rritjes së normës, për të cilën beson se duhet të frenojë inflacionin, do të rrisë papunësinë dhe do të dobësojë ekonominë vitin e ardhshëm. Pouel shtoi se do të donte të kishte një mënyrë krejtësisht pa dhimbje për të rivendosur stabilitetin e çmimeve. Por nuk ka, dhe kjo është më e mira që mund të bëhet.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat