Zhvlerësimi i Euros “liron” energjinë për bizneset - Për nëntorit, të lidhurit në 35 KV do të tarifohen me 31.21 lekë/kWh

Çmimet e energjisë për klientët e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal nën rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit, do të pësojë një rënie të lehtë për muajin nëntor.
Enti Rregullator i Energjisë miratoi çmimet e reja për këtë kategori, duke përcaktuar se 1 kWh për nëntorin do të kushtojë 31.21 lekë, nga 31.50 lekë që ishte një muaj më parë. Kjo rënie ndikohet nga lëvizjet e kursit të Euros, duke qenë se është pjesë përbërëse e formulës së përllogaritjes së çmimit.
Ndërkaq, ende mbetet e pazgjidhur përfshirja në çmim e kostos së disbalancave, teksa bordi la afat fundin e janarit të vitit që vjen.
Për bizneset e liberalizuar, të lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV përmes një vendimi të mëparshëm, ERE ka fiksuar çmimin deri në muajin dhjetor, duke përcaktuar se kjo kategori do të faturohet me 18.26 lekë/kWh.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Gjysma e fondit të investimeve do shpenzohet në Dhjetor! - Performancë e dobët e projekteve publike: Në 11 muaj u realizua 50% e planit
Ndërkohë që perfomanca e buxhetit të shtetit gjatë këtij viti është përmirësuar sa i takon mbledhjes së të ardhurave, kjo si pasojë e rritjes së çmimeve, nuk......

Si do jenë çmimet në 2023, flet Kreu i Kërkimit Shkencor i BSH - Tanku: Shenjat e zbutjes po vërehen që këtë fundvit, rënia thelbësore nga mesi i 2023
Në një intervistë ekskluzive për televizionin Scan, Drejtori i Departamentit të Kërkimit Shkencor të Bankës së Shqipërisë Altin Tanku ka analizuar pritshmërite......

Benzi që mund të kontrolloni me frymëmarrje - Automjeti elektrik i së ardhmes me panel kontrolli virtual
Një automjet – koncept, që mund të lëvizë anash dhe prapa, me marsh në formën e kandilit të detit dhe një panel kontrolli virtual që komandohet nga frymëmarrja......

Forcimi i dollarit “rrëzon” naftën - Rritja e normave të interesit nga FED ka ndikuar te “ari i zi”
Çmimet e naftës shënuan rënie të enjten në një kohë që dollari u forcua sërish, ndërsa rritja e mëtejshme e normave të interesit nga bankat qendrore globale......

Vendet e G20, rregulla të reja për asetet e Crypto - Objektivi, Mbikqyrje më e mirë e tregjeve të kriptomonedhave
Vendet e G20-ës, po përpiqen të gjejnë një konsesus politik mbi asetet e kriptove për të informuar mbi rregulla më të qarta dhe të sakta globale. India e......

Bankat greke subvencionojnë huamarrësit vulnerabël - Operacioni mbulon deri në 50% të rritjes së normave të interesit
Bankat greke do të subvencionojnë një pjesë të rritjes së fundit të normës së interesit për huamarrësit vulnerabël në vend. Rreth 30 mijë familje të......

FED këmbëngul në objektivin për inflacionin 2% - Rritja e normës do të dobësojë ekonominë vitin e ardhshëm
Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell, aktualisht në drejtim të një banke qendrore që përballet me rritjen më të shpejtë të cmimeve të konsumit në......

Mbeturinat e Amazon në një vit rrethojnë planetin 800 herë - Arritën në më shumë se 300 milionë kg ambalazhesh vitin e kaluar
Amazon gjeneroi më shumë se 300 milionë kilogram mbeturina plasite ambalazhesh vitin e kaluar. Sipas një raporti të organizatës ‘Oceana”, sasia e mbeturinave......