Bota Postuar më 15 Dhjetor 2022, 12:20

Forcimi i dollarit “rrëzon” naftën - Rritja e normave të interesit nga FED ka ndikuar te “ari i zi”

Nga SCAN TV
Forcimi i dollarit “rrëzon” naftën - Rritja e normave

Çmimet e naftës shënuan rënie të enjten në një kohë që dollari u forcua sërish, ndërsa rritja e mëtejshme e normave të interesit nga bankat qendrore globale rriti gjithashtu shqetësimet për kërkesën.

Kontrata e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent ranë në 64 cent, ose 0.8%, në 82.6 dollarë për fuci. Ndërsa kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar amerikane ranë në 74 cent, ose 1%, në 76.54 dollarë.

Një dollar më i fortë dobëson kërkesën për naftë pasi e bën produktin më të shtrenjtë për ata që përdorin monedha të tjera.

Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Pouell u shpreh se banka qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të rrisë më tej normat e interesit vitin e ardhshëm dhe pse ekonomia e vendit aktualisht po rrëshqet drejt një recesioni të mundshëm.

Sipas analistëve ekonomikë cmimi i naftës ndodhet nën presion pas udhëzimeve të ashpra të FED për politikën e saj monetare që krijuan sërish shqetësime për rritjen ekonomike, kjo duke ngritur dollarin dhe ulur cmimet e mallrave.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë ndikoi më shumë pasi prodhimi i fabrikave u ngadalësua dhe shitjet me pakicë zgjatën në kohë reduktimin, duke mos përmbushur parashikimet dhe shënuar rekordet më negative në gjashtë muaj. E gjithë kjo në një kohë që rastet e infektimeve me Covid 19 po rriten.

Rënia e cmimeve u kufizua nga parashikimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë të cilat parashikojnë se kërkesa kineze për naftë do të rekuperohet vitin e ardhshëm pas një tkurrjeje prej 400 mijë fucish në ditë, këtë vit.

Ndërkohë rezervat e naftës së papërpunuar në SHBA u rritën me më shumë se 10 milion fuci javën e kaluar, më së shumti nga marsi 2021, sipas administratës të informacionit për Energjinë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat