Bota Postuar më 15 Dhjetor 2022, 14:03

Benzi që mund të kontrolloni me frymëmarrje - Automjeti elektrik i së ardhmes me panel kontrolli virtual

Nga SCAN TV
Benzi që mund të kontrolloni me frymëmarrje - Automjeti elektrik

Një automjet – koncept, që mund të lëvizë anash dhe prapa, me marsh në formën e kandilit të detit dhe një panel kontrolli virtual që komandohet nga frymëmarrja dhe gjestet e duarve të shoferit. Është ky prodhimi i prezantuar nga Mercedes-Benz.

Vision AVTR u zbulua me rastin e premierës së filmit të ri të James Cameron “Avatar: Rruga e ujit”, dhe njësoj si avatarët në filmin fantastiko – shkencor, automjeti ka si qëllim të shërbejë në formën e një zgjatimi të trupit të njeriut. Duke mbështetur mesazhin ambientalist të filmit automjeti është me energji elektrike dhe pa emetime. Pak gazetarë që arritën ta shohin nga afër, konfirmuan se automjeti nuk është ende në shitje dhe të sillte një ide të asaj që do të ndohë në vitin 2154.

Brenda automjetit janë dy sedilje të mëdha në formë kove, dhe një tastierë qendrore elegante që del nga pjesa e pasme dhe shtrihet në të gjithë hapësirën ku normalisht do të duhej të ndodhej një pult dhe paneli i kontrollit. Automjeti nuk ka pedale.

Meqënëse teknologjia për të krijuar një ekran të lakuar të asaj madhësie nuk ekzison ende, tani për tani imazhet e botës së jashtme janë krijuar nga një projektor i modelit aktual Vusion AVTR.

Merecdes synon që një ditë një automjet i tillë të kontrollohet nga mendja e shoferit. Automjeti synon gjithashtu të maksimizojë qëndrueshmërinë. Sediljet e brendshme - të cilat ndryshojnë ngjyrat në bazë të dritës rreth tyre - janë bërë prej një lëkure vegane të cilat vijnë nga veshjet e ricikluara dhe shishet plastike.

Pjesa e pasme e makinës është gjithashtu e veshur me një sërë panelesh diellore të cilat mund të zhvendosen për t'u lidhur më mirë me diellin për të maksimizuar karikimin.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat