Shqipëria Postuar më 15 Dhjetor 2022, 14:25

Gjysma e fondit të investimeve do shpenzohet në Dhjetor! - Performancë e dobët e projekteve publike: Në 11 muaj u realizua 50% e planit

Nga SCAN TV
Gjysma e fondit të investimeve do shpenzohet në Dhjetor! -

Ndërkohë që perfomanca e buxhetit të shtetit gjatë këtij viti është përmirësuar sa i takon mbledhjes së të ardhurave, kjo si pasojë e rritjes së çmimeve, nuk ka ndodhur e njëjta gjë sa i takon shpenzimeve dhe konkretisht investimeve publike.

Referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, për 11 mujat e vitit, janë shpenzuar për investime rreth  62.2 miliardë lekë apo 544 milionë euro. Por ajo që vihet re është ecuria shumë e dobët në raport me buxhetin fillestar, ku është realizuar 52.1 për qind e planifikimit të bërë.

Po ashtu, edhe pse buxheti u rishikua në muajin korrik dhe u bë një rialokim fondesh, sërish në raport me aktin normativ të korrikut 2022, realizimi rezulton në 55.4 për qind. Po ashtu, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë rezulton 27.8 përqind më i ulët ose rreth 24 miliardë lekë më pak.

Për këtë arsye, qeveria së fundmi ka miratuar një tjetër akt normativ, ku ka bërë rishpërndarje të fondeve duke i hequr ato nga projekte me ecuri të dobët dhe duke i shtuar në projekte si tuneli i Llogarasë, Unaza e Madhe e Tiranës apo rindërtimi, në mënyrë që të mund të disbursohen brenda vitit.

Pra e thënë ndryshe, gjysma e fondeve të planifikuara për investime përgjatë 2022-shit, synohet të shpërndahet vetëm gjatë muajit Dhjetor, një praktikë kjo e kritikuar si nga Banka e Shqipërisë ashtu edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Sipas financave, një ndër shkaqet e ecurisë së dobët të investimeve publike, ka qenë kjo rritja e çmimeve për lëndët e para, ndërkohë që një pjesë e mirë e kontratave janë lidhur me preventive të çmimeve të mëparshme.

Për këtë arsye, qeveria vendosi në muajin Maj që të kompensojë rritjen e çmimimeve për disa produkte të caktuara në ndërtim deri në nivelin 30 %  për sa i përket kontratave aktuale të punëve pblike. Masë  kjo, që mesa duket sërish nuk ka dhënë efektin e duhur për të çuar përpara investimet.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat