Bota Postuar më 16 Dhjetor 2022, 10:15

Dollari, humbje modeste javore - Lagarde sinjalizon se Eurozona mund të shkojë drejt recesionit

Nga SCAN TV
Dollari, humbje modeste javore - Lagarde sinjalizon se Eurozona mund të

Dollari amerikan, që cilësohet si një aset i sigurtë po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e fundi të javës, pasi tregtarët vijojnë të përllogarisin efektet që do të kenë në treg rritjen e normave të interesit nga bankat qendrore më të mëdha në botë. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104, shumë pranë nivelit më të ulët në 6 muajt e fundit.

Në sesionin e kaluar amerikan, monedha e gjelbër u rrit me rreth 0.8%, fitimet më të mëdha ditore që nga fundi i shtatorit, pasi presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, deklaroi se beteja me inflacionin nuk ka përfunduar ende. Kjo do të thotë se normat e interesit do të rriten edhe në vitin 2023, ndërsa ekonomia e Eurozonës mund të shkojë drejt recesionit.

Ndërsa në mërkurën, ishte presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell, i cili tha se politikëbërësit presin norma më të larta interesi, të cilat do të qëndrojnë të tilla për një kohë të gjatë. Njëkohësisht, edhe Banka e Anglisë rriti normën bazë të interesit me gjysëm pikë përqindje, në 3.5%. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 17,500 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1270 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat