Bundesbank parashikon “re të zeza” për Gjermaninë - Njësoj si BQE, recesion dhe rritje të inflacionit në vend

Inflacioni në Gjermani, ekonomia më e madhe e eurozonës, ka të ngjarë të jetë më i lartë se sa mendohej më parë, ndërsa rritja ekonomike do të jetë më e dobët me një recesion tashmë të sigurtë vitin e ardhshëm. Bundesbank konfirmoi situatën në një përditësim dy-vjetor të parashikimeve të saj ekonomike.
Parashikimet e reja pasqyrojnë rishikime të ngjashme me ato të bëra një ditë më parë nga banka qendrore europiane sipas të cilave inflacioni në zonën euro pritet të jetë mbi objektivin e saj prej 2% deri në vitin 2025. Gjithashtu parashikohet dhe një recesion i cekët gjatë muajve të dimrit.
Për Gjermaninë, inflacioni tani shihet në 7.2% në 2023-shin, shumë më lart se parashikimi i qershorit për 4.5%, ndërsa shifra e vitit 2024 u rrit në 4.1% nga 2.6%.
Parashikimet e rritjes konfirmojnë gjithashtu se Gjermania ka të ngjarë të jetë një nga performuesit më të dobët në bllokun e monedhës së përbashkët vitin e ardhshëm, pjesërisht për shkak të varësisë së saj të tepruar nga gazi natyror rus.
Në vitin 2023, ekonomia parashikohet të tkurret me 0.5%, një ndryshim i madh krahasuar me pritjet për një zgjerim prej 2.4% në qershor. Parashikimi i rritjes për vitin 2024 u ul në 1.7% nga 1.8% ndërsa në 2025-ën rritja shihet në 1.4%.
Ndërsa mungesa e gazit nuk pritet, kriza e energjisë do të nxisë inflacionin, do të ulë të ardhurat reale të disponueshme dhe do të pengojë konsumin e familjeve të paktën deri në mesin e vitit 2023, shtoi Bundesbank. Çmimet e larta të energjisë do të rëndojnë gjithashtu prodhimin, veçanërisht në industritë me intensitet energjie.
Nga gjysma e dytë e vitit 2023 e tutje, ekonomia gjermane do të rimëkëmbet gradualisht, tha Bundesbank. Kjo për shkak se kërkesa e huaj pritet të rritet, pasiguria do të ulet, presionet e çmimeve nga mallrat e energjisë do të zvogëlohen dhe norma e inflacionit do të bjerë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

BE, më shumë fonde për energjinë - Do të përdoret edhe 10% e shumës së pashpenzuar në periudhën 2014-2020
Parlamenti europian dhe këshilli arritën një marrëveshje për Repower EU, paketa e masave e destinuar për reduktimin e varësisë energjetike nga Rusia. Mes......

Furnizuesi më i madh i ujit në vendin prej 24 milion banorë shpall emergjencën e thatësirës!
Furnizuesi më i madh i ujit në vend ka shpallur një emergjencë thatësire për të gjithë Kaliforninë Jugore, duke hapur rrugën për kufizime të mundshme të......

Makinat elektrike janë më të prirura ndaj problemeve sesa ato me benzinë dhe hibride!
Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, kompanitë që kanë qenë më gjatë në lojë priren të ndërtojnë modele më të besueshme. Kjo nuk duhet të jetë befasi, por......

SHBA ka rezerva të mëdha litiumi por prodhimi është i kufizuar – Arsyet e shqetësimeve në rritje për ‘arin e bardhë’?!
Ka një arsye pse litiumit i është dhënë pseudonimi "ari i bardhë". Ndërsa minerali me ngjyrë të bardhë është gjeologjikisht i bollshëm, prodhimi i tij është i......

Kështjella, pallati dhe fshati italian në shitje për vetëm 1.9 milionë euro – Çmimi është i diskutueshëm! (FOTOT)
A keni ëndërruar ndonjëherë të zotëroni kështjellën tuaj sekrete në një rajon të bukur të Italisë, duke u endur përgjatë mureve të saj të fortifikuara si një......

BE miraton raundin e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë!
Ambasadorët e Bashkimit Europian miratuan të enjten në mbrëmje raundin e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa liderët i dhanë dritën jeshile një pakete......

Nafta zbret pranë 80 USD për fuçi - Por, pritet të publikojë fitime javore prej rreth 6%
Nafta po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 2% një ditë më parë, si një reagim ndaj vendimeve të bankave qendrore për të......

Dollari, humbje modeste javore - Lagarde sinjalizon se Eurozona mund të shkojë drejt recesionit
Dollari amerikan, që cilësohet si një aset i sigurtë po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e fundi të javës, pasi tregtarët vijojnë të përllogarisin......