Pronarët përsëri të pakënaqur, kompensimi jo mbi 10% e vlerës - Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore, subjektet ftohen të heqin dorë nga gjykatat e t’i drejtohen ATP

Ndryshimet në Ligjin e Trajtimit të Pronave të sapomiratuara nga Kuvendi kanë hyrë tashmë në fuqi me publikimin në Fletoren Zyrtare pas më shumë se një viti e gjysmë zvarritje. Ndryshimet u përcaktun si detyrim për shtetin shqiptar fillimishit nga Gjykata e Strasburgut dhe më pas nga Gjykata Kushtetuese, ku më thelbësori ishte kushti që pronarët të përfitonin minimalisht 10% të vlerës së pronës. Më specifikisht, kushtet e vendosura nga Gjyakata e Strasburgut për shtetin shqiptar ishin këto: së pari, të trejtojë në mënyrë ezauruese, pothuajse 7 000 kërkesa të patrajtuara, për njohjen e së drejtës së pronës; Së dyti, të sigurojë kompensimin e jo më pak se 10% të vlerës totale, që do të kishin përfituar kërkuesit, nëse vlerësimi financiar do të ishte kryer duke iu referuar zonës aktuale kadastrale të pasurisë së shpronësuar; dhe së treti, të parashikojnë indeksimin e shumës së kompensimit deri në pagesën përfundimtare dhe zbatimin e Konventës në praktikë.
Në dukje, ndryshimet adresojnë kushtin që pronarët të mos përfitojnë më pak se 10% të vlerës reale të pronës, por në variantin përfundimtar, nuk mungojnë as rastet kur ata përfitojnë zero kompensim. “Në rastet kur vlera e pronës së kthyer është më e madhe sesa vlera e pronës së njohur për kompensim, atëherë vlerësimi financiar i vendimit përfundimtar, që ka njohur të drejtën e kthimit dhe kompensimit të pronës, është i barabartë me zero lek dhe subjekti i shpronësuar konsiderohet i kompensuar”, përcakton pika “ç” e nenit 2.
Në dispozitat kalimtare të Ligjit të ndryshuar pronarët ftohen të heqin dorë nga paditë në gjykata, dhe t’i drejtohen Agjencisë së Trajtimit të Pronave për zgjidhje.
Subjektet që kanë tërhequr kërkesat e patrajtuara për njohjen e pronës ose i janë drejtuar gjykatës së shkallës së parë, sipas parashikimit të pikës 2 të nenit 34, para hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë të drejtë të heqin dorë nga gjykimi i çështjes dhe të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë për shqyrtimin e dosjes, thekson ligji i ndryshuar. Kur subjekti nuk heq dorë nga gjykimi i çështjes, gjykata kryen njohjen e së drejtës së pronësisë në përputhje me parashikimet e ligjit, thekson më tej dispozita. Shoqatat e pronarëve kanë deklaruar që në fillim të publikimit të draftit, se do ta dërgojnë përsëri Ligjin për Trajtimin e Pronave në Gjykatën Kushtetuese.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Tesla në kërkim të ujit - Objektivi, dyfishim i prodhimit në 1 milion automjete në vit
Më shumë ujë për të rritur prodhimin industrial. Tesla synon të dyfishojë prodhimin e saj të automjeteve në Europë në uzinën gjermane pranë Berlinit – të......

Konsumi global i qymyrit thyen rekord - Viti 2022 regjistroi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
Konsumi global i qymyrit do të regjistrojë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2022 dhe do të qëndrojë në nivele të ngjashme nëse nuk bëhen......

Sa kroatë besojnë në jetë më të mirë nga eurozona? - Të rinjtë më optimistë se të moshuarit. Euro do të krijojë më shumë mundësi pune
Në një kohë që sipas Bankës Qendrore Europiane, cmimet në Europë dhe në eurozonë rriten dhe më shumë, Kroacia zyrtarisht do të ketë euron si monedhë vendase......

Komuna me 88 banorë përfiton 20 milionë euro fonde - Por ka pikëpyetje nëse do ia dalë t’i shpenzojë
Është një nga komunat më të vogla të Piemontes në Itali, por aktualisht është dhe më e pasura. Bëhet fjalë për Elva, komunën me 88 banorë në provincën e Kuneos......

Bundesbank parashikon “re të zeza” për Gjermaninë - Njësoj si BQE, recesion dhe rritje të inflacionit në vend
Inflacioni në Gjermani, ekonomia më e madhe e eurozonës, ka të ngjarë të jetë më i lartë se sa mendohej më parë, ndërsa rritja ekonomike do të jetë më e dobët......

BE, më shumë fonde për energjinë - Do të përdoret edhe 10% e shumës së pashpenzuar në periudhën 2014-2020
Parlamenti europian dhe këshilli arritën një marrëveshje për Repower EU, paketa e masave e destinuar për reduktimin e varësisë energjetike nga Rusia. Mes......

Furnizuesi më i madh i ujit në vendin prej 24 milion banorë shpall emergjencën e thatësirës!
Furnizuesi më i madh i ujit në vend ka shpallur një emergjencë thatësire për të gjithë Kaliforninë Jugore, duke hapur rrugën për kufizime të mundshme të......

Makinat elektrike janë më të prirura ndaj problemeve sesa ato me benzinë dhe hibride!
Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, kompanitë që kanë qenë më gjatë në lojë priren të ndërtojnë modele më të besueshme. Kjo nuk duhet të jetë befasi, por......