Bota Postuar më 16 Dhjetor 2022, 13:26

Tesla në kërkim të ujit - Objektivi, dyfishim i prodhimit në 1 milion automjete në vit

Nga SCAN TV
Tesla në kërkim të ujit - Objektivi, dyfishim i prodhimit në

Më shumë ujë për të rritur prodhimin industrial. Tesla synon të dyfishojë prodhimin e saj të automjeteve në Europë në uzinën gjermane pranë Berlinit – të njohur dhe si GigaBerlin, por për ta bërë duhet shtuar në mënyrë të konsiderueshme sasia e ujit për funksionimin e impiantit.

Sipas autoriteteve vendore dhe shoqatave hidrike gjermane të pyetur nga agjencia e lajmeve Reuters, Tesla do të dorëzojë kërkesën për të shpuar në disa zona të ndryshme përreth fabrikës në kërkim të burimve ujorme të qëndrueshme. Fabrika është ngritur në rajonin e Branderbug dhe sot ka një kapacitet prodhues prej 500 mijë automjetesh në vit, por objektivi është prodhimi i më shumë se 1 milion automjeteve në vit falë zgjerimit të fabrikës. Një zëdhënës i ministrisë së ambjetit në Gjermani u shpreh se Tesla ishte në kontakt me autoritetet vendore, por kërkesa për të shpime në territor nuk është prezantuar ende.

Sipas autoriteteve gjermane, këto lloj kërkimesh zakonisht kryhen nga kompanitë vendore dhe është e pazakontë që një shoqëri private të merret me këtë. Por gjithësesi pa shprehur kundërshtim për këtë mundësi. Por shoqatat ambientaliste dhe disa politikanë vendorë janë të bindur se ka rrezik që kjo lëvizje të përbëjë precedent për kompanitë private. Shqetësimi është që Tesla mund të ketë qasje ndaj cdo burimi ujor publik që mund të gjejë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat