Sa do të kushtojë “tryeza festive” me çmimet e “kripura”? - Llogaritja për 4 persona: 29.8% më e shtrenjtë se një vit më parë!
Shpenzimet për natën e Vitit të ri 2022-2023 priten të jenë më të shtrenjta si për familjet me të ardhura të larta por dhe ato familje të cilat me sakrificë shumë të madhe arrijnë të mbushin më shumë se zakonisht tryezën. Nëse për produktet bazë të një tryeze fundviti, një vit më parë paguanim mesatarisht 21 mijë lekë këtë vit do detyrohemi ta paguajmë 29.8% më shtrenjtë.
Këtë tavolinë e kryeson gjeli i detit, simboli i vitit të ri, i cili pothuajse nuk mungon në asnjë prej tryezave të familjeve shqiptare. 55% më shtrenjtë do të detyrohen qytetarët ta paguajnë pasi nëse një vit më parë e blinin me 900 lekë/kg tashmë çmimet kanë arritur në 1400 lekë/kg. Për një gjel mesatar 5 kg, një familje do paguaj rreth 7000 lekë.
Edhe pse i shtrenjtë, gjeli i detit nuk ja kalon produkteve të bulmetit sa i takon kapërcimit në çmmime. Djathi i lopës krahasuar me një vit më parë është dyfish më shumë. Nëse një vit më parë qytetarët e blinin me 420 lekë/kg, këtë vit ata detyrohen ta blejnë rreth 900 lekë/kg. Ndërsa djathi i dhisë nga 670 lekë/kg është rritur në 1050 lekë/kg. Në tryezën e vitit të ri për 4 personat djathi i lopës shënon një rritje me 114% dhe i dhisë me 49.2% krahasuar me 2021.
Në mishrat shoqërues, kryeson mishi i gicit. Në këtë madhësi tavolineje, çmimi i mishit të gicit është rritur me 50% ndërsa i viçit me 14.2%. 4 kg mish nga 4400 lekë në 2021 shkojnë në 5600 lekë gjithsej në 2022.
Ndërkohë pijet freksuese dhe fruta perimet kanë pësuar rritje më të lehtë krahasuar me produktet e përmendura më lart. Por duke parë ecurinë e viteve të mëparshme, një trend rritës i mëtejshëm pritet në afrimin e ditës së ndërrimit të viteve, duke qenë se qytetarët synojnë të bëjën blerje sa më të freskëta.
Sektori i pijeve freskuese, birra apo pije që qytetarët përdorin për të qerasur kanë pësuar një rritje 8%. Ndërsa një shishe verë e thjeshtë kuqe në markete është rritur me 50 lekë duke shkuar në 450 lekë.
Ëmbëlsira për në fund. Nga vëzhgimi në pastiçeritë e Tiranës një tepsi mesatare me bakllava, e sherbetosur, do të jetë në vlerën e 2000 lekëve.
Në total një tavolinë mesatarisht për 4 persona këtë vit me produktet bazë të shportës do të kushtojë rreth 27.3 mijë lekë me një rritje 29.8% krahasuar me një vit më parë. Por sipas raporti të Institutit të statistikave sektori i ushqimeve ka shënuar një rritje vjetore 15.7% . Duket se statistikat e INSTAT janë më të matura dhe më larg asaj që realisht po ndodh në tregun ushqimor në vend.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Tatimi i ri mbi të ardhurat shtyhet në 2024-ën - Grupet e interesit: Të rishikohet drafti, penalizues dhe sjell regres
Projektligji për tatimin mbi të ardhurat nuk do të miratohet në muajin dhjetor dhe hyrja në fuqi do të shtyhet për në vitin 2024. Komisioni i Ekonomisë ka......

Konsumi është rritur - Shitjet me pakicë, rritje me 4.6% këtë sezon veror, sidomos ushqimet, pijet dhe duhani
Shifrat e "Institutit të Statistikave" sinjalizojnë rritje të shitjeve më pakicë gjatë tremujorit të tretë të këtij me 4.6%, krahasuar me një vit më parë.......

Varfëria është “ulur këmbëkryq” - Arbër Hajdari për “Studio Intel”: Kemi 3-4 herë më shumë kërkesa se 3 vite më parë
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua për situatën financiare të familjeve shqiptare, me një fokus të veçantë te varfëria. Nga shifrat, në terren,......

Paratë “lumë”, 1 mld euro investime do “derdhen” në Dhjetor! - Ibrahimaj: Urojmë të realizohen! Braçe: Ky është haluçinacion, jo disiplinë!
Kur na ndajnë edhe dy javë nga mbyllja e muajit Dhjetor, qeveria planifikon të shpenzojë 1 miliardë euro apo 122.6 miliardë lekë për projekte publike brenda......

Pronarët përsëri të pakënaqur, kompensimi jo mbi 10% e vlerës - Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore, subjektet ftohen të heqin dorë nga gjykatat e t’i drejtohen ATP
Ndryshimet në Ligjin e Trajtimit të Pronave të sapomiratuara nga Kuvendi kanë hyrë tashmë në fuqi me publikimin në Fletoren Zyrtare pas më shumë se një viti e......

Tesla në kërkim të ujit - Objektivi, dyfishim i prodhimit në 1 milion automjete në vit
Më shumë ujë për të rritur prodhimin industrial. Tesla synon të dyfishojë prodhimin e saj të automjeteve në Europë në uzinën gjermane pranë Berlinit – të......

Konsumi global i qymyrit thyen rekord - Viti 2022 regjistroi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
Konsumi global i qymyrit do të regjistrojë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2022 dhe do të qëndrojë në nivele të ngjashme nëse nuk bëhen......

Sa kroatë besojnë në jetë më të mirë nga eurozona? - Të rinjtë më optimistë se të moshuarit. Euro do të krijojë më shumë mundësi pune
Në një kohë që sipas Bankës Qendrore Europiane, cmimet në Europë dhe në eurozonë rriten dhe më shumë, Kroacia zyrtarisht do të ketë euron si monedhë vendase......