Shqipëria Postuar më 16 Dhjetor 2022, 17:28

Kush është kreu i ri i SPAK. Karriera/ Nga detyra e viteve 2000 që nuk e pranonte askush te Krimet e Rënda

Nga SCAN TV
Kush është kreu i ri i SPAK. Karriera/ Nga detyra e viteve 2000

Prokurori Altin Dumani është zgjedhur si drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Tre vite më parë, Dumani nuk arriti të fitonte edhe pse ishte një prej kandidatëve kryesorë. Dumani arriti të marrë 5 vota; më shumë se dy kandidatët e tjera, Ervin Kondili dhe Adnan Xholi.

Dumani ka një karrierë prej më shumë se dy dekadash në radhët e organit të akuzës. Në SPAK ai erdhi nga Apeli i Krimeve të Rënda, ku për një periudhë kohore mbuloi edhe detyrrën e Kryetarit të Komanduar.

Karrierën e nisi si Prokuror në Sarandë, dhe njihet si personi që pranoi detyrën e Kreut të Prokurorisë së Tropojës në vitin 2000, në një moment që atë post nuk e pranonte askush. Dumani njihet më së shumti për Dosjen e Gërdecit, ku kërkoi tre dënime të përjetshme ashtu si dhe dënime të rënda për personat e tjetë të përfshirë në të.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat