Hap automjetin tënd si një celular - Genesis SUV me njohje faciale dhe të gjurmës së gishtit

Prodhuesi korean i automjeteve Genesis do të nxjerrë në shitje vitin e ardhshëm një automjet që mund të hapet dhe mbyllet me anë të njohjes faciale, ndërsa butoni për t’u ndezur pranon vetëm gjurmën e gishtit të pronarit të tij.
Automjeti që kushton 54 mijë paund do të debutojë në treg në vitin 2023 dhe do të ketë funksione që zakonisht gjenden në telefona celularë, tablete dhe pajisje të tjera teknologjike – që do të thotë se nuk duhet një celës për të hapur dyert apo për ta ndezur.
Ekspertët e sigurisë u shprehën se kkjo teknologji do të ndihmonte në shmangien e vjedhjes së automjetit.
GV60 do të jetë modeli i parë SUV elektrik i Genesis, që është dega luksoze e prodhuesit të njohur të automjeteve, Hyundai. Por gjithashtu do të jetë dhe automjeti i parë që pronarët do të mund ta hapin duke përdorur vetëm fytyrën e tyre, ta ndezin me gjurnën e gishtit dhe të mos kenë nevojë të kenë celësa me vete. Pronarëve do u duhet të përdorin celësin vetëm një herë për të vendosur profilin e tyre dhe njohjen faciale si dhe të ndezin automjetin duke përdorur gjurmën e gishtit.
Por nëse do të ketë persona të cilët nuk ndihen mirë me teknologjinë ata mund të zgjedhin të përdorin celësin.
Gjithashtu pronarët mund të zgjedhin që familjarë dhe miq të tyre të mund të hypin në automjet pa pasur celës por nuk mund ta ndezin atë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kriza prek Goldman Sachs, pushon 4 mijë punonjës - Eliminon shpërblimet vjetore për ata me performancë të dobët
Goldman Sachs Group po planifikon të pushojë rreth 4 mijë punonjës, si pasojë e rënies së numrit të marrëveshjeve këtë vit. Banka do të jetë më e dobët në......

Si një nga qytetet më të mbipopulluara në botë po redukton lëvizjen me makina?!
A keni vozitur ndonjëherë në Londër? Atëherë me siguri keni ngecur në një bllokim trafiku në Londër, gjithashtu. Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar shpesh e......

BE ka një marrëveshje të re për të arritur 'drejtësinë tatimore' – Ja si do të funksionojë!
Bashkimi Europian është një hap më afër arritjes së asaj që e quan "drejtësia tatimore". Pas më shumë se një viti grindjesh politike dhe kërcënimesh me veto,......

OKB dënon vendimin e Twitter për të pezulluar llogaritë e gazetarëve - BE kërcënon me sanksione!
Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë dënuar vendimin e Twitter për të pezulluar disa gazetarë që mbulojnë platformën e mediave sociale dhe pronarin e......

Çfarë duhet bërë nëse bie ashensori?
Për fat të mirë, ashensorët janë të pajisur me shumë sisteme sigurie. Por nëse do të ndodhte që ai të binte, a nuk do të ishte mirë që të kufizonim......

Kush është kreu i ri i SPAK. Karriera/ Nga detyra e viteve 2000 që nuk e pranonte askush te Krimet e Rënda
Prokurori Altin Dumani është zgjedhur si drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Tre vite më parë, Dumani......

Rruga dytësore Tiranë-Durrës, në mëshirë të fatit. Shoferët: Na shkatërroi makinat. Bizneset: Nuk lëvizim dot për të punuar
Kjo është situata që çdo ditë një shofer që kalon në rrugën dytësore Tiranë-Durrës (Rinas), që është edhe rruga e zonës industriale, duhet të përjetojë. Rrugë......

"AKM nuk respekton procedurat për VNM-të”, Ndreka: Problem i madh edhe përmbajtja, Agjencia Kombëtare e Mjedisit s’duhet t’i pranojë
Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk respekton procedurat për miratimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, që është hapi kryesor për dhënien e......