Rajoni Postuar më 17 Dhjetor 2022, 11:11

Çmimet e shtëpive në Turqi prekin “majat” - Gjendja ekonomike edhe më e rëndë, për shkak të inflacionit të lartë

Nga SCAN TV
Çmimet e shtëpive në Turqi prekin “majat” - Gjendja

Personat me pagë minimale në Turqi e kanë pothuajse të pamundur të sigurojnë strehim për vete dhe familjet e tyre, pasi vendi po regjistron nivele rekord të cmimeve dhe qirave të shtëpive. Qiraja më e ulët mujore në Stamboll aktualisht është 550 euro.

Situata ekonomike në vend është rënduar dhe më shumë për shkak të inflacionit i cili ka arritur në nivelin 85%, ndërsa kriza në sektorin e pasurive të paluajtshme cilësohet nga ekspertët si më e keqja në historinë e vendit. Cmimet e shtëpive dhe qerave të tyre janë shumë të larta sidomos për miliona bjerës që fitojnë mesatarisht 295 euro në muaj dhe përballen cdo ditë me cmimet e ushqimeve, energjisë dhe produkteve të tjera.

Ndërkohë që kostoja e ndërtimit në rritje dhe inflaciini ndikojnë në rritjen e cmimeve të shtëpive kudo në botë, kriza aktuale në Turqi është nxitur nga presidenti i vendit Erdoan për shkak të uljes së vazhdueshme të normave të interesit pavarësisht rritjes së inflacionit. Në kundërshtim me qasjen që kanë bankat qendrore në vendet e tjera. Kjo gjë ka shtyrë shumë njerëz të investojnë në prona për të ruajtur kyrsimet e tyre përballë inflacionit në rritje. Dhe meqënëse shtëpitë që shiten apo jepen me qira nuk janë të shumta, cmimet janë rritur.

Njerëzit në Turqi preferojnë të blejnë pasuri të paluajtshme në vend që të ruajnë kursimet e tyre në llogari bankare me interes të ulët. Banka Qendrore e Turqisë ka ulur normat e interesit në 9% pavarësisht inflacionit që ekonomistët e pavarur thonë se arriti në 170.7% në nëntor. Erdogan beson se kostot e larta të huamarrjes çojnë në çmime më të larta, ndërsa shumica e ekonomistëve thonë se rritja e normave është antidoti tradicional ndaj inflacionit.

Blerësit e huaj gjithashtu kanë përmbytur tregun turk të pronave, të joshur nga lira turke që ka humbur rreth 28% të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i vitit. Ata gjithashtu kanë mundësinë të marrjes së shtetësisë turke nëpërmjet blerjeve të pasurive të paluajtshme.

Shitjet e shtëpive për të huajt u rritën me 20.4% midis janarit dhe nëntorit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Institutit Shtetëror të Statistikave. Shumica e blerësve ishin shtetas rusë, të ndjekur nga iranianë, irakianë dhe ukrainas.

Në një përpjekje për të mbajtur çmimet nën kontroll, qeveria ka vendosur një kufi prej 25% në rritjen e qirasë, por pak pronarë i përmbahen rregullit ndërsa përpiqen të mbajnë të ardhurat e tyre në të njëjtin nivel me inflacionin.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll
Bota 22 Tetor

Çfarë duhet bërë nëse bie ashensori?

Për fat të mirë, ashensorët janë të pajisur me shumë sisteme sigurie. Por nëse do të ndodhte që ai të binte, a nuk do të ishte mirë që të kufizonim......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat