Investitorët, interes për energjinë e erës - Pas 15 vitesh nga licenca e fundit, depozitohet aplikimi për central 50 MW

Pas një interesi në rritje për ndërtimin e centraleve diellore, investitorët po shfaqin interes edhe për energjinë e prodhuar nga era. Pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është depozituar aplikimi për ndërtimin e një impianti eolik, me kapacitet 50 MW, me vendndodhje në Bashkinë Dropull, Qarku Gjirokastër e që nuk përfiton nga masat mbështetëse të qeverisë. Nëse procedurat mbyllen me sukses, ky do të jetë centrali i parë i madh eolik që licencohet pas 15 vitesh.
Kjo pasi, aktualisht janë vetëm 2 licenca aktive në veptimtarinë e prodhimit të energjisë nga era, që janë dhënë qysh në vitet 2007-2008 e që gjithsesi nuk kanë nisur aktivitetin e tyre.
Aktualisht, ky burim energjie mbetet i pashfrytëzuar në vendin tonë, duke qenë se asjë impiant nuk ka hyrë në prodhim. Vetë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur një procedurë ankandi nëpërmjet të cilit synon të përzgjedhë projekte më një kapacitet të përgjithshëm prej 100 MW të cilët do të përfitojnë masat mbështetëse për blerjen e energjisë.
Procesi konkurrues u hap në mesin e vitit 2021, teksa fituesit parashikohet të shpallen në vitin 2023. Paralelisht, një sërë miratimesh paraprake dhe përfundimtare për centrale të vegjël janë dhënë nga ky dikaster, por ende nuk janë përfunduar procedurat pranë Entit Rregullator të Energjisë, teksa një pjesë e tyre parashikohet të ndërtohen në zona, ku zhvillimi i tyre është i ndaluar nga pikëpamja mjedisore.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Lehtësim i kredive në bankat tregtare - Parashikimi i qeverisë/ Rritja ekonomike në 4 % në tre vjet, mbështetje në konsum
Qeveria parashikon që viti 2022 të mbyllet me rritje ekonomik në nivelin 4.1 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa përgjatë periudhës afatmesme në......

Infermierët në grevë, sa paguhen në Europë? - Luksemburgu i paguan më shumë, ndërsa Lituania më pak
Më shumë se 100 mijë infermierë në Mbretërinë e Bashkuar janë në grevë që prej datës 15 dhjetor deri në 20 të këtij muaji, duke kërkuar rritje pagash. Kjo......

Çmimet e shtëpive në Turqi prekin “majat” - Gjendja ekonomike edhe më e rëndë, për shkak të inflacionit të lartë
Personat me pagë minimale në Turqi e kanë pothuajse të pamundur të sigurojnë strehim për vete dhe familjet e tyre, pasi vendi po regjistron nivele rekord të......

Hap automjetin tënd si një celular - Genesis SUV me njohje faciale dhe të gjurmës së gishtit
Prodhuesi korean i automjeteve Genesis do të nxjerrë në shitje vitin e ardhshëm një automjet që mund të hapet dhe mbyllet me anë të njohjes faciale, ndërsa......

Kriza prek Goldman Sachs, pushon 4 mijë punonjës - Eliminon shpërblimet vjetore për ata me performancë të dobët
Goldman Sachs Group po planifikon të pushojë rreth 4 mijë punonjës, si pasojë e rënies së numrit të marrëveshjeve këtë vit. Banka do të jetë më e dobët në......

Si një nga qytetet më të mbipopulluara në botë po redukton lëvizjen me makina?!
A keni vozitur ndonjëherë në Londër? Atëherë me siguri keni ngecur në një bllokim trafiku në Londër, gjithashtu. Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar shpesh e......

BE ka një marrëveshje të re për të arritur 'drejtësinë tatimore' – Ja si do të funksionojë!
Bashkimi Europian është një hap më afër arritjes së asaj që e quan "drejtësia tatimore". Pas më shumë se një viti grindjesh politike dhe kërcënimesh me veto,......

OKB dënon vendimin e Twitter për të pezulluar llogaritë e gazetarëve - BE kërcënon me sanksione!
Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë dënuar vendimin e Twitter për të pezulluar disa gazetarë që mbulojnë platformën e mediave sociale dhe pronarin e......