Lehtësim i kredive në bankat tregtare - Parashikimi i qeverisë/ Rritja ekonomike në 4 % në tre vjet, mbështetje në konsum

Qeveria parashikon që viti 2022 të mbyllet me rritje ekonomik në nivelin 4.1 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa përgjatë periudhës afatmesme në vijim 2023-2025, parashikimet janë që të qendrojë mesatarisht rreth 4 përqind në vit.
Referuar programit buxhetor afatmesëm, në tre vitet në vijim, rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi ashtu edhe investimet. Nërkohë kërkesa e huaj neto (eksport - import) pritet të ketë një efekt të moderuar pozitiv.
Konkretisht, në document thuhet se konsumi privat parashikohet të jetë sërish nxitësi kryesor i rritjes së PBB-së, stimuluar kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimi në tregun e punës.
Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredi-marrje më të lartë.
Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet edhe nga përmirësimi i pritshëm i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar në periudhën afatmesme, pas kapërcimit të efektit negativ nga goditja e pandemisë.
Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së parashikuar dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë.
Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare dhe lehtësimit të standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatmesëm.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Infermierët në grevë, sa paguhen në Europë? - Luksemburgu i paguan më shumë, ndërsa Lituania më pak
Më shumë se 100 mijë infermierë në Mbretërinë e Bashkuar janë në grevë që prej datës 15 dhjetor deri në 20 të këtij muaji, duke kërkuar rritje pagash. Kjo......

Çmimet e shtëpive në Turqi prekin “majat” - Gjendja ekonomike edhe më e rëndë, për shkak të inflacionit të lartë
Personat me pagë minimale në Turqi e kanë pothuajse të pamundur të sigurojnë strehim për vete dhe familjet e tyre, pasi vendi po regjistron nivele rekord të......

Hap automjetin tënd si një celular - Genesis SUV me njohje faciale dhe të gjurmës së gishtit
Prodhuesi korean i automjeteve Genesis do të nxjerrë në shitje vitin e ardhshëm një automjet që mund të hapet dhe mbyllet me anë të njohjes faciale, ndërsa......

Kriza prek Goldman Sachs, pushon 4 mijë punonjës - Eliminon shpërblimet vjetore për ata me performancë të dobët
Goldman Sachs Group po planifikon të pushojë rreth 4 mijë punonjës, si pasojë e rënies së numrit të marrëveshjeve këtë vit. Banka do të jetë më e dobët në......

Si një nga qytetet më të mbipopulluara në botë po redukton lëvizjen me makina?!
A keni vozitur ndonjëherë në Londër? Atëherë me siguri keni ngecur në një bllokim trafiku në Londër, gjithashtu. Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar shpesh e......

BE ka një marrëveshje të re për të arritur 'drejtësinë tatimore' – Ja si do të funksionojë!
Bashkimi Europian është një hap më afër arritjes së asaj që e quan "drejtësia tatimore". Pas më shumë se një viti grindjesh politike dhe kërcënimesh me veto,......

OKB dënon vendimin e Twitter për të pezulluar llogaritë e gazetarëve - BE kërcënon me sanksione!
Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë dënuar vendimin e Twitter për të pezulluar disa gazetarë që mbulojnë platformën e mediave sociale dhe pronarin e......

Çfarë duhet bërë nëse bie ashensori?
Për fat të mirë, ashensorët janë të pajisur me shumë sisteme sigurie. Por nëse do të ndodhte që ai të binte, a nuk do të ishte mirë që të kufizonim......