Çfarë janë bankat e ngrohta, ku njerëzit shkojnë për t'i shpëtuar të ftohtit?!

Mijëra banka të ngrohta janë ngritur në mbarë Mbretërinë e Bashkuar duke u ofruar njerëzve një hapësirë ku ata mund të shpëtojnë nga shtëpitë e ngrira.
Krahas një hapësire të nxehtë, ato ofrojnë supë të ngrohtë, çaj, kafe dhe biskota tradicionale për këdo që vjen në qendër. Ekziston edhe një projeksion në murin e pasmë të një zjarri të madh kërcitës, për të përforcuar mesazhin e ngrohtësisë.
Banka e ngrohtë është një dëshmi e zymtë e ndikimit të rëndë të krizës së kostos së jetesës në Britani. Moti dimëror goditi për herë të parë javën e kaluar, me pjesë të mëdha të vendit të mbuluara me borë dhe akull pasi temperaturat ranë shumë nën zero. Për disa, moti dimëror ishte një kënaqësi festive. Për të tjerët, një burim frike.
Faturat e energjisë në Britani janë rritur me më shumë se 80% këtë vit, një nga normat më të larta në Europë, duke i detyruar njerëzit të bëjnë zgjedhje të pamundura midis ngrohjes së shtëpive apo ngrënies, sipas ekspertëve.
Dhe parashikohet të përkeqësohet. Rreth 8.4 milionë familje britanike do të jenë në varfëri të karburantit nga prilli 2023, sipas National Energy Action. Ideja e një hapësire ku njerëzit mund të shpëtonin nga shtëpitë e ftohta ishte pothuajse e panjohur disa muaj më parë. Por tani ato janë të vendosura në të gjithë qytetet dhe zonat e Britanisë.
Janë gati 3,400 banka të ngrohta që janë pjesë e Warm Welcome, një rrjet organizatash komunitare, të tilla si kisha, biblioteka dhe biznese, që u ofrojnë njerëzve pushim nga i ftohti.
Rritja e kostove të jetesës gjatë vitit 2002 e ka rritur këtë shifër, mes raporteve nga drejtuesit në mbarë Anglinë për fëmijët që mund të përballojnë koston e drekës.
Qeveria britanike thotë se po i ndihmon njerëzit të kalojnë krizën e kostos së jetesës, duke u ofruar familjeve pagesa në para për të ndihmuar me faturat e tyre të energjisë dhe duke ofruar ushqime falas në shkollë për miliona fëmijë.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Pse SHBA vendosi 36 kompani të tjera kineze në listën e zezë tregtare!
Departamenti Amerikan i Tregtisë po shton 36 kompani kineze të teknologjisë së lartë, duke përfshirë prodhues të pajisjeve të aviacionit, kimikateve dhe çipave......

Raporti: Përdorimi i qymyrit në botë po rritet në nivele të reja në 2022!
Përdorimi i qymyrit në të gjithë botën do të arrijë një rekord të ri këtë vit mes kërkesës së vazhdueshme të lartë për lëndë djegëse fosile shumë ndotëse, tha......

Udhëheqësit e BE-së kërkojnë të përballen me SHBA-në dhe të shmangin luftën tregtare!
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kërkuan mënyra për t'i bërë ballë Shteteve të Bashkuara lidhur me planin e saj të ri të teknologjive të gjelbra që ata thonë......

Musk do të rivendosë llogaritë e gazetarëve të pezulluar së fundmi në Twitter!
Elon Musk rivendosi llogaritë në Twitter të disa gazetarëve që u pezulluan për një ditë për shkak të polemikave për publikimin e të dhënave publike për......

Si robotët industrialë kinezë po heqin njerëzit nga puna, duke ulur pagat?!
Përdorimi i robotëve industrialë në vendin e punës çon në ulje të numrit të vendeve të punës, ulje të punësimit dhe pagave, thonë studiuesit e ekonomisë.......

Analizë/ Cilat vende i paguajnë më shumë dhe më pak infermierët në Europë?!
Deri në 100,000 infermierë në Mbretërinë e Bashkuar do të hyjnë në grevë më 15 dhe 20 dhjetor për më rritje pagash dhe nuk është i vetmi vend në të cilin......

Turizmi, “hov” hotelet dhe agjencitë - Shërbimet dhe të mirat rrisin shitjet dhe pagat përgjatë tremujorit të tretë të vitit
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të tretë të vitit paraqiten me rritje......

Të ndalohen me ligj zjarret në bujqësi, janë krim mjedisor - Projektligji, në Kuvend: Dëmtojnë turizmin, ndotin ajrin dhe rrezikojnë jetën e njerëzve
Është depozituar në Kuvend një projektligj i cili ndalon zjarrëvenien e tokave apo mbetjeve bujqësore, fenomen që ndodh ccdo vit në Shqipëri. Drafti është......