Bota Postuar më 19 Dhjetor 2022, 10:14

Euro zgjeron fitimet përballë USD - Monedha mbështetet nga ndryshimi i projeksioneve mbi inflacionin

Nga SCAN TV
Euro zgjeron fitimet përballë USD - Monedha mbështetet nga

Euro e ka nisur në rritje edhe këtë javë, në raport me dollarin amerikan, pas fitimeve me rreth 1% javën e kaluar. Monedha europiane vijon të mbështetet nga komentet e bëra nga presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, e cila tha se inflacioni do të jetë prezent për një kohë më të gjatë.

Edhe paundi britanik po qëndron në rritje të lehtë, në raport me monedhën e gjelbër sepse investitorët besojnë se Banka e Anglisë mund t’i japë fund rritjes së interesave. Në anën tjetër, jeni japonez është rritur ndjeshëm, pasi Banka e Japonisë së bashku me qeverinë mund të rishikojnë një dokument në lidhje me objektivin e inflacionit, që mund t’i hapë rrugën ndryshimit të programit të letësimit sasior.

Në vitin 2013, qeveria japoneze dhe banka qendrore ndërmorrën një angazhim të përbashkët për të ulur inflacionin pranë objektivit prej 2%, sa më shpejt të jetë e mundur. Në takimet e fundit për këtë vit, Banka Qendrore Europiane, Rezerva Federale dhe Banka e Anglisë rritën normën bazë të interesit me gjysëm pikë përqindje dhe përçuan mesazhe të kujdesshme në lidhje me rritje të tjera, për të mos dëmtuar ekonominë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po qëndron në rreth 16,700 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1180 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll
Bota 19 Dhjetor

Who is the new head of SPAK?

Prosecutor Altin Dumani has been elected as the new head of the Special Structure Against Corruption and Organized Crime (SPAK). Three years ago, Duman failed......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat