Europa Postuar më 19 Dhjetor 2022, 12:03

Ndryshimi i objektivave dëmton besueshmërinë - BQE: Nuk do të rishihet synimi për uljen e inflacionit në 2%

Nga SCAN TV
Ndryshimi i objektivave dëmton besueshmërinë  - BQE: Nuk do

Banka qendrore europiane nuk do të rishikojë objektivin e saj afatmesëm të stabilitetit të çmimeve prej 2%, pasi kjo do të minonte besueshmërinë e saj. Deklarata u bë nga zëvendës presidenti Luis de Guindos, i cili shtoi se ishte vendosur të vazhdohet me rritjen e normave të interesit për të luftuar inflacionin.

Ai theksoi se nuk do të ketë rivlerësim të synimeve në një kohë që inflacioni është në nivel prej 10%. Kjo sipas tij do të dërgonte një mesazh për më shumë pasiguri dhe bankat qendrore mbështeten shumë në besueshmërinë e tyre. De Gunidos tha se kjo ishte gjëja e fundit që duhej bërë.

Banka qendrore evropiane lehtësoi të enjten ritmin e rritjes së normave të interesit, por theksoi se një shtrëngim i konsiderueshëm masash është ende në plan, njëoj si dhe tërheqja e parave nga sistemi financiar në kuadër të një lufte të ashpër kundër inflacionit. De Guindos u shpreh se do të ketë më shumë rritje të normave të interesit, por nuk e dinte se deri kur.

Vendimi i BQE-së për rritjen e normës u pasua nga lëvizje të ngjashme nga Rezerva Federale e Hsteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Banka e Anglisë. Kjo e fundit rriti normën që për depozitata bankare me 50 pikë bazë në 2%, një kompromis ky pasi një grup i madh politikëbërësish konservatorë bënë presion për një rritje më të madhe. Ajo gjithashtu sinjalizoi se do të bënte të njëjtën gjë në takimet e ardhshme.

Dorina Kurtaj / Reuters

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat