Më shumë vende pune për të rinjtë në Spanjë - Papunësia mbetet një problem kronik sidomos në Europën Jugore

Një rinovim i rregullave të punës në Spanjë është dhe shkaku i një rritjeje prej 142% të të punësuarve të rinj me kontrata të përhershme në një vend ku shkalla e papunësisë mes të rinjve ka qenë një nga më të lartat në Europë që nga kriza financiare globale.
Kjo rritje vërteton se reforma 9 mujore e punës nga ana e qeverisë soacialiste po përmbys regjimin e punësimit dhe largimit të lehtë nga puna, të vendosur pas krizës së borxhit sovran një dekadë më parë. Në atë kohë këto rregulla u vlerësuan për shkak të kostos së ulët dhe bazës konkuruese, por njëkohësisht u kritikuan për gërryerjen e të drejtave të punëtorëve dhe nxitjen e shumë të rinjve spanjollë që të zgjidhnin emigrimin.
Shkalla e papunësisë tek të rinjtë e cila arriti në më shumë se 55% në vitet pas krizës financiare ra në 31% në tremujorin e tretë kundrejt një norme të përgjithshme papunësie prej 12.6%. Të dhënat janë konfirmuar nga zyra kombëtare e statistikave.
Papunësia e të rinjve mbetet një problem kronik në vendet e Europës Jugore. Një në katër të rinj ishte i papunë në Itali gjatë verës, sipas të dhënave të Eurostat. Nga ana tjetër Greqia, shkalla e papunësisë për të rinjtë e të cilës është e ngjahsme me atë të Spanjës, dëshiron ta ulë atë në 18% deri në vitin 2030. Për këtë arsye vendi po prezanton subvencione për kostot e pensioneve dhe fondeve shëndetësore për të ulur kostot e punës, si dhe programe speciale trajnimi.
Në një kohë që normat e papunësisë tek të rinjtë u përmirësuan në Spanjë si rrjedhojë e rimëkëmbjes ekonomike pas krizës financiare, në verën e vitit 2021 shtatë nga cdo 10 të rinj kishin një kontratë pune të përkohshme. Kjo normë u ul me 13 pikë përqindjeje në tremujorin e tretë të 2022 pas rregulloreve të reja të punës, duke e vendosur Spanjën në një situatë pak më mirë në këtë drejtim, në krahasim me ekonomitë më të pasura si Holanda apo Italia.
Reforma e punës, e negociuar me punëdhënësit dhe sindikatat dhe e prezantuar në mars, shfuqizoi shumicën e vendeve të punës të përkohshme në një përpjekje për të siguruar stabilitetin e vendeve të punës dhe për të ulur shkallën e papunësisë. Më parë, punëdhënësit përdornin kontratat e përkohshme si një rrjetë sigurie në kohë krize.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Familjet greke, 10% më pak shpenzime për ushqimin - Qeveria do të subvencionojë për gjashtë muaj rritjen e çmimeve
Parlamenti grek pritet të miratojë të martën një vendim të qeverisë të njohur si Leja e Tregut, që synon të subvencionojë familjet, duke frenuar deri në një......

Ndryshimi i objektivave dëmton besueshmërinë - BQE: Nuk do të rishihet synimi për uljen e inflacionit në 2%
Banka qendrore europiane nuk do të rishikojë objektivin e saj afatmesëm të stabilitetit të çmimeve prej 2%, pasi kjo do të minonte besueshmërinë e saj.......

Britanisë i duhen 1 milion emigrantë në vit! - Mungesa e fuqisë punëtore nga plakja e popullsisë dhe tkurrja e personelit të kualifikuar
Në një kohë kur debati më i madh në Mbretërinë e Bashkuar mbetet emigracioni i paligjshëm, një studim I publikuar sot thekson se vendi duhet të pranojë më......

Italia heq dorë nga pagesat cash - Vendimi, pas kritikave dhe presionit nga Bashkimi Europian
Italia do të heqë dorë nga disa plane të saj për lehtësimin e pagesave në cazh për mallra dhe shërbime, pas kritikave nga autoritetet e Bashkimit Europian.......

Turistët hedhin mbi 1 milion euro çdo vit në shatërvanin italian. Por ku shkojnë gjithë këto para?!
Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni hedhur një monedhë në shatërvanin e famshëm Trevi. Çdo vit, mbi 1 milion euro përfundojnë në ujin e monumentit......

Arrihet marrëveshja historike e biodiversitetit në COP15!
Negociatorët arritën një marrëveshje historike në një konferencë të OKB-së për biodiversitetin herët të hënën, që do të përfaqësonte përpjekjen më të......

Komuniteti i Energjisë miraton objektivin e reduktimit të emetimeve 60.9% për vitin 2030 - 31% të energjisë duhet të jetë nga burimet e rinovueshme
Ministrat e energjisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë zhvilluan një takim vjetor në Vjenë si organi më i lartë......

“45% e energjisë duhet të jetë e rinovueshme” - Shumica e vendeve të BE-së skeptikë rreth synimit
Vendet e Bashkimit Evropian aktualisht po debatojnë mbi planet për të rritur objektivin e energjisë së rinovueshme të bllokut në 45% deri në vitin 2030, në......