Nafta në botë kushton më shtrenjtë - Kërkesat e Kinës pritet të kompensojnë frikën e recesionit

Çmimet e naftës u rritën sërish pasi u ulën me më shumë se 2 dollarë për fuçi, kjo pasi optimizimi ndaj ekonomisë kineze tejkaloi shqetësimet për një recesion global.
Kina, importuesi kryesor në botë i naftës së papërpunuar, po përjeton të parën nga tre valët e pritshme të infektimeve me Covid 19, pasi Pekini lehtësoi kufizimet për lëvizjet, por planifikon të rrisë mbështetjen për ekonominë gjatë vitit 2023.
Pavarësisht rritjes së rasteve të Covid, optimizmi për rihapjen e ekonomisë kineze dhe politika e saj akomoduese përmirësojnë perspektivën e kërkesës për naftë, sipas ekspertëve.
Nafta e papërpunuar Brent fitoi 82 cent, ose 1%, duke arritur në 79.86 dollarë për fuci, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u rrit me 60 cent, ose 0.8% në 74.89 dollarë për fuci.
Duke i dhënë fund politikës së saj zero – Covid, Kina po risjell në jetë sektorin e aviacionit, me kërkesën mesatare për karburant avioni që rritet me 75% në dy javë. Shifrat janë konfirmuar nga kompania e të dhënave satelitore Kayrros.
Çmimi i naftës arriti në nivelin rekord prej 147 dollarësh për fuçi në fillim të këtij viti pasi Rusia pushtoi Ukrainën; por që atëherë ka zbutur pjesën më të madhe të fitimeve të këtij viti pasi shqetësimet
Nafta u rrit drejt nivelit të lartë rekord prej 147 dollarësh për fuçi në fillim të vitit pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por që atëherë ka zbutur pjesën më të madhe të fitimeve të këtij viti pasi shqetësimet për furnizimin u zbutën nga frika e recesionit, të cilat zvarrisin ende cmimet.
Rezerva Federale e SHBA dhe Banka Qendrore Evropiane ngritën normat e interesit javën e kaluar dhe premtuan se do t’i rrisin dhe më shumë.
Analistët mendojnë se perspektiva e rritjes së mëtejshme të normave do të godasë rritjen ekonomike dhe duke e bërë këtë do të frenojë kërkesën për naftë.
Sektori i naftës u mbështet gjithashtu nga Departamenti i Energjisë i SHBA-së, duke thënë se do të fillojë riblerjen e naftës së papërpunuar për Rezervën Strategjike të Naftës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Më shumë vende pune për të rinjtë në Spanjë - Papunësia mbetet një problem kronik sidomos në Europën Jugore
Një rinovim i rregullave të punës në Spanjë është dhe shkaku i një rritjeje prej 142% të të punësuarve të rinj me kontrata të përhershme në një vend ku shkalla......

Familjet greke, 10% më pak shpenzime për ushqimin - Qeveria do të subvencionojë për gjashtë muaj rritjen e çmimeve
Parlamenti grek pritet të miratojë të martën një vendim të qeverisë të njohur si Leja e Tregut, që synon të subvencionojë familjet, duke frenuar deri në një......

Ndryshimi i objektivave dëmton besueshmërinë - BQE: Nuk do të rishihet synimi për uljen e inflacionit në 2%
Banka qendrore europiane nuk do të rishikojë objektivin e saj afatmesëm të stabilitetit të çmimeve prej 2%, pasi kjo do të minonte besueshmërinë e saj.......

Britanisë i duhen 1 milion emigrantë në vit! - Mungesa e fuqisë punëtore nga plakja e popullsisë dhe tkurrja e personelit të kualifikuar
Në një kohë kur debati më i madh në Mbretërinë e Bashkuar mbetet emigracioni i paligjshëm, një studim I publikuar sot thekson se vendi duhet të pranojë më......

Italia heq dorë nga pagesat cash - Vendimi, pas kritikave dhe presionit nga Bashkimi Europian
Italia do të heqë dorë nga disa plane të saj për lehtësimin e pagesave në cazh për mallra dhe shërbime, pas kritikave nga autoritetet e Bashkimit Europian.......

Turistët hedhin mbi 1 milion euro çdo vit në shatërvanin italian. Por ku shkojnë gjithë këto para?!
Nëse keni vizituar Romën, me siguri keni hedhur një monedhë në shatërvanin e famshëm Trevi. Çdo vit, mbi 1 milion euro përfundojnë në ujin e monumentit......

Arrihet marrëveshja historike e biodiversitetit në COP15!
Negociatorët arritën një marrëveshje historike në një konferencë të OKB-së për biodiversitetin herët të hënën, që do të përfaqësonte përpjekjen më të......

Komuniteti i Energjisë miraton objektivin e reduktimit të emetimeve 60.9% për vitin 2030 - 31% të energjisë duhet të jetë nga burimet e rinovueshme
Ministrat e energjisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë zhvilluan një takim vjetor në Vjenë si organi më i lartë......