Shoferët, gjithmonë e më shumë fajtorë - Vetëm 1 në 7 aksidente shkaktohet nga këmbësorët, 4 vite më parë raporti ishte 1 në 5

Numri i aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve paraqitet në tendenca rënëse sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Rënia vihet re në shifra absolute, por gjithashtu edhe nëse do ta analizonim si peshë ndaj totalit. “Scan Intel” i ka analizuar të dhënat për këtë tregues duke i`u referuar periudhës janar-nëntor të shtatë viteve të fundit, pra që nga viti 2016-të, vit i fundit për të cilin INSTAT disponon shifra. Kështu, sipas këtyre treguesve, përgjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti janë regjistruar në total 1.060 aksidente nga ku 145 aksidente janë si pasojë e sjelljes së këmbësorit dhe 915 janë aksidente si pasojë e sjelljes së drejtuesit.
Të dhënat tregojë se këmbësorët po bëhen gjithmonë e më pak shkaktarë të aksidenteve nga viti në vit, pasi nëse do të shohim ecurinë e peshës së aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve ndaj totalit të aksidenteve ajo vijon në rënie. Gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti pesha e aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve ndaj totalit të aksidenteve regjistrohet në 13.6%. Ndërkohë, gjatë së njejtës periudhë të vitit të kaluar ky tregues ishte 15.3%, ndërsa në vitin 2020, periudha e pandemisë, pesha regjistrohej në 14.1%. Pra, pesha e aksidenteve si pasojë e këmbësorëve për këtë vit është më e ulët edhe se përgjatë vitit 2020. Sipas të dhënave grafike pesha më e lartë e aksidenteve të shkaktuara nga këmbësorët regjistrohet në vitin 2017-të dhe në vitin 2018-të me 18.7% dhe 19.6%.
Nëse do të flisnim në terma absolutë, krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, numri i aksidenteve të shkaktuara si pasojë e sjelljes së këmbësorit ka rënë me 13 aksidente. Referuar të dhënave historike numrin më të lartë të aksidenteve për faj të këmbësorëve e regjistron viti 3017-të me 346 aksidente.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

8.3 mld lekë nga taksa për prodhuesit e energjisë - Debatet/ Gënshtenja: Ju duhen para’ për zgjedhje, asnjë fjalë si do shpenzohet fondi
Qeveria planifikon të mbledhë 8.3 mld lekë nga taksa shtesë për prodhuesit e energjisë. Projektligji, që parashikon taksimin e të ardhurave të realizuara nga......

Kombi aziatik ku 35% e njerëzve thonë se "nuk do të udhëtojnë kurrë" më!
Të dhënat tregojnë se njerëzit po udhëtojnë më shpesh dhe për periudha më të gjata kohore, me shumë që planifikojnë udhëtime të mëdha këtë vit. Por ky nuk......

Opinion: Pse 'libri i biznesit' të Elon Musk nuk do të funksionojë në Twitter
Elon Musk ka një libër mjaft të provuar dhe të vërtetë për të bërë biznes, ai e ka përdorur atë për vite me radhë për të ndërtuar kompani nga Tesla në SpaceX.......

Drama e FTX e ka rikthyer kripto-n 'vite prapa' – 3 mënyra se si mund të riformojë industrinë!
Rënia e FTX, dikur një shkëmbim kriptosh prej 32 miliardë dollarësh, ka shkatërruar besimin e investitorëve në kriptovalutat. Aktorët e tregut po përpiqen të......

Nafta në botë kushton më shtrenjtë - Kërkesat e Kinës pritet të kompensojnë frikën e recesionit
Çmimet e naftës u rritën sërish pasi u ulën me më shumë se 2 dollarë për fuçi, kjo pasi optimizimi ndaj ekonomisë kineze tejkaloi shqetësimet për një recesion......

Më shumë vende pune për të rinjtë në Spanjë - Papunësia mbetet një problem kronik sidomos në Europën Jugore
Një rinovim i rregullave të punës në Spanjë është dhe shkaku i një rritjeje prej 142% të të punësuarve të rinj me kontrata të përhershme në një vend ku shkalla......

Familjet greke, 10% më pak shpenzime për ushqimin - Qeveria do të subvencionojë për gjashtë muaj rritjen e çmimeve
Parlamenti grek pritet të miratojë të martën një vendim të qeverisë të njohur si Leja e Tregut, që synon të subvencionojë familjet, duke frenuar deri në një......

Ndryshimi i objektivave dëmton besueshmërinë - BQE: Nuk do të rishihet synimi për uljen e inflacionit në 2%
Banka qendrore europiane nuk do të rishikojë objektivin e saj afatmesëm të stabilitetit të çmimeve prej 2%, pasi kjo do të minonte besueshmërinë e saj.......