6 mijë fermerë në skemat bujqësore, rritje 25% nga 2022 - Projektbuxheti afatmesëm, eksportet bujqësore me rritje në 500 milionë Usd në 2023

Deri në vitin 2025, Ministria e Bujqësisë parashikon të rrisë me 25% numrin e fermerëve të përfshirë në Skemat Kombëtare në këtë sektor, ndërkohë që rrite do shënojë edhe numri i atyre që do të përfitojnë subvencionimin e naftës.
Parashikimet janë bërë në Projektbuxhetin Afatmesëm të sapomirtuar nga Qeveria për peridhën 2023-2025. Në dokument parashikohet shtimi i numrit të përfituesëve nga Skemat Kombëtare në bujqësi nga 4800 përfitues në vitin 2022, 5000 përfitues në vitin 2023, 5500 përfitues në vitin 2024 dhe 6000 përfitues në vitin 2025, dhe mbështetjes së 260 përfituesëve nga Programi IPARD II për 2023.
Në dokument vendosen edhe parashikime sa i përket numrit të fermerëve që do mbështeten me subvencionimin e naftës. Më specifikisht, parashikohet rritja e numrit të përfituesve nga Skema e Subvensionit të naftës për bujqesinë nga 17.500 përfitues në vitin 2022 në 18.500 përfitues në vitin 2025.
Ndërkohë që mjaft ambicioze duken pritshmëritë sa i përket eksporteve bujqësore në tre vitet e ardhëshme. Projektbuxheti afatmesëm parashikon rritjen e volumit të eksportit të produkteve bujqësore dhe të agropërpunimit nga 47.4 miliardë lekë në vitin 2022 në 50.7 miliardë lekë, apo afërisht 500 milionë dollarë, në vitin 2023.
Më terma punësimi, synohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe atij rural në Shqipëri, për të përmirësuar performancën e tyre ekonomike dhe kushtet e jetesës në zonat rurale, për t'i përgatitur këta sektorë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, duke rritur Numrin e të punësuarëve në bujqësi dhe agropërpunim (nga 549.470 të punësuar të parashikuar në vitin 2022 në 565.954 të punësuar në vitin 2023).
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Qeveria, Eurobond pa votim në Kuvend - Leskaj: Krijohen hapësira për abuzime. Ministria: Nuk bie ndesh me Kushtetutën
Projektligji që kalon të Agjencia e Trajtimit të Kredive kompetencën për miratimin e garancive shtetërore, por veccanërisht, e drejta që i jep vetes Qeveria......

Shoferët, gjithmonë e më shumë fajtorë - Vetëm 1 në 7 aksidente shkaktohet nga këmbësorët, 4 vite më parë raporti ishte 1 në 5
Numri i aksidenteve si pasojë e sjelljes së këmbësorëve paraqitet në tendenca rënëse sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Rënia vihet......

8.3 mld lekë nga taksa për prodhuesit e energjisë - Debatet/ Gënshtenja: Ju duhen para’ për zgjedhje, asnjë fjalë si do shpenzohet fondi
Qeveria planifikon të mbledhë 8.3 mld lekë nga taksa shtesë për prodhuesit e energjisë. Projektligji, që parashikon taksimin e të ardhurave të realizuara nga......

Kombi aziatik ku 35% e njerëzve thonë se "nuk do të udhëtojnë kurrë" më!
Të dhënat tregojnë se njerëzit po udhëtojnë më shpesh dhe për periudha më të gjata kohore, me shumë që planifikojnë udhëtime të mëdha këtë vit. Por ky nuk......

Opinion: Pse 'libri i biznesit' të Elon Musk nuk do të funksionojë në Twitter
Elon Musk ka një libër mjaft të provuar dhe të vërtetë për të bërë biznes, ai e ka përdorur atë për vite me radhë për të ndërtuar kompani nga Tesla në SpaceX.......

Drama e FTX e ka rikthyer kripto-n 'vite prapa' – 3 mënyra se si mund të riformojë industrinë!
Rënia e FTX, dikur një shkëmbim kriptosh prej 32 miliardë dollarësh, ka shkatërruar besimin e investitorëve në kriptovalutat. Aktorët e tregut po përpiqen të......

Nafta në botë kushton më shtrenjtë - Kërkesat e Kinës pritet të kompensojnë frikën e recesionit
Çmimet e naftës u rritën sërish pasi u ulën me më shumë se 2 dollarë për fuçi, kjo pasi optimizimi ndaj ekonomisë kineze tejkaloi shqetësimet për një recesion......

Më shumë vende pune për të rinjtë në Spanjë - Papunësia mbetet një problem kronik sidomos në Europën Jugore
Një rinovim i rregullave të punës në Spanjë është dhe shkaku i një rritjeje prej 142% të të punësuarve të rinj me kontrata të përhershme në një vend ku shkalla......