140 milionë dollarë për kompensimin e pronarëve deri në 2025 - Qeveria buxheton fondet, por ATP nuk funksionon që prej fillimit të vitit 2022

Ndërsa Agjencia e Trajtimit të Pronës praktikisht nuk funksionon që prej fillimit të vitit të shkuar, Qeveria vit pas viti akordon në favor të saj buxhetin vjetor, madje e parashikon këtë zë rregullish edhe në projektbuxhetore afatmesme. Për tre vitet e ardhëshme Qeveria parashikon rreth 140 milionë dollarë për kompensimin financiar të pronarëve. Shifra është zbardhur në projektbuxhetin afatmesëm 2023-2025, të sapomirtuar nga këshilli i Ministrave. Më specifikisht, për vitin 2023 janë parashikuar në Projekbuxhet 4.2 miliardë lekë apo afërisht 42 milionë dollarë, për vitin 2024 shifra rritet në 4.9 miliardë lekë, për të shkuar në vitin 2025 në 5.2 miliardë lekë.
Duhet thënë se një fond i ngjashëm akordohet ccdo vit buxhetor nga Qeveria, por lëvrohen vetëm vlera shumë të vogla. Ndërkohë që në vitin 2022 aktiviteti i ATP është bllokuar tërësisht. Me ish-drejtoreshën dhe disa drejtues të tjerë në ndjekje penale, me 26 mungesa në staf, me një ligj të bllokuar nga Gjykata Kushtetuese dhe e mbytur nga qindra padi të akumuluara çdo vit, Agjencia e Trajtimit të Pronave në kuptimin e plotë të fjalës nuk ka kryer funksionin e saj gjatë këtij viti.
Scan Televizion ka zbardhur treguesit buxhetorë të Agjencisë për katër muajt e parë të vitit, ku bie në sy nuk është paguar asnjë lek për kompensimin e ish-pronarëve, arsyeja e ekzistencës së Agjencisë. “Shpenzime për kompensimin e pronarëve 0%”, theksohet në raportin zyrtar të Agjencisë për tetë muajt e parë të vitit.
Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore në muajin dhjetor, pritet që Agjencia të nisë funksionin në vitin e ardhshëm, gjithsesi pengesë në punën e saj do jenë numri shumë i madh i padive të ngritura në vite, por edhe të rejave që vijojnë të dërgohen muaj pas muaji në gjykata.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

“Mungesë transparencë dhe firma të njëjta kudo” - Dhoma amerikane kritika prokurimeve publike: Krijoni paketën antirryshfet për të rritur besimin
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka drejtuar kritika ndaj Agjencisë së Prokurimeve Publike për mostransparencë dhe ulje të produktivitetit të fondeve publike. Në një......

Qeset dhe çantat e pazarit të ri-përdorshme: Po sa herë duhet t’i ripërdorni?!
Beteja kundër qeseve plastike me përdorim të vetëm mund të mos fitohet, por padyshim që është duke u zhvilluar. Kufizime për përdorimin e tyre janë vendosur në......

Çmimi i makinave mund të bjerë 20% vitin e ardhshëm. Ja ku mund të prisni ofertat e para më të mira!
Pas luftës me çmimet astronomike dhe mungesën e automjeteve, blerësit e makinave më në fund po shohin një lehtësim. Tani për tani, krizat e zinxhirit të......

Xiaomi “infektohet” nga COVID-19! - Rikthimi i pandemisë në Kinë detyron kompaninë të shkurtojë 10% vende pune
Korporata kineze Xiaomi ka filluar të pushojë nga puna anëtarë të stafit të sektorit të prodhimit të telefonave celulare dhe shërbimeve të internetit, duke iu......

SHBA, eksportues neto i naftës bruto në 2023 - Vendi shënon aktualisht një rekord shitjeje prej 3.4 milionë fuçi në ditë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aktualisht një fuqi globale eksportuese e naftës së papërnuar gjatë viteve të fundit, por eksportet nuk i kanë tejkaluar......

Revlon del nga falimentimi në prill 2023 - Firma kozmetike arrin marrëveshjen me kreditorët kryesorë
Gjigandi i falimentuar i kozmetikës, Revlon, arriti një marrëveshje ristrukturimi, e cila do i kalonte pronësinë e kompanisë huadhënësve të saj duke hequr nga......

Britania ndihmon qytetarët të blejnë shtëpi - Ofrohet 95% kredi hipotekore për banesën e parë
Qeveria britanike konfirmoi se do të zgjerojë dhe më shumë një program që inkurajon huadhënësit të ofrojnë 95% kredi hipotekore për ata që blejnë për herë të......

Kartëmonedhat e reja me mbretin Charles – Pritet të hyjnë në qarkullim nga mesi i vitit 2024. Ato aktuale do të mbeten në qarkullim
Banka e Anglisë zbuloi kartëmonedhat e reja që tregojnë mbretin Charles të Britanisë Fotografitë e mostrave të reja tregonin monarkun në të katër kartëmonedhat......