Xiaomi “infektohet” nga COVID-19! - Rikthimi i pandemisë në Kinë detyron kompaninë të shkurtojë 10% vende pune

Korporata kineze Xiaomi ka filluar të pushojë nga puna anëtarë të stafit të sektorit të prodhimit të telefonave celulare dhe shërbimeve të internetit, duke iu bashkuar një liste të gjatë të firmave kineze të teknologjisë që shkurtojnë vendet e punës në një kohë që vendi po përballet me një valë infektimesh me Covid 19.
Një zëdhënës i kompanisë u shpreh se praktika për optimizimin e personelit dhe riorganizimin do të prekte më pak se 10% të fuqisë totale punëtore, duke shtuar se të prekurit janë kompensuar në përputhje me rregulloren.
Mediat kineze raportuan se shkurtimi i vendeve të punës do të prekte 15% të të punësuarëve të Xiaomi. Shumë kompani të mëdha teknologjike në Kinë, kanë reduktuar stafet e tyre muajt e fundit pasi vendi u zhyt në një betejë të gjatë kundër Covid.
Xiaomi regjistronte 35.314 anëtarë stafi që nga 30 shtatori, sipas South China Morning Post, me mbi 32 mijë në territorin e Kinës. Lëvizja e fundit mund të prekë mijëra punëtorë, shumë prej të cilëve sapo i janë bashkuar kompanisë gjatë një fushate punësimi që filloi në dhjetor të vitit të kaluar.
Xiaomi në nëntor raportoi një rënie prej 9.7% në të ardhurat e tremujorit të tretë, si pasojë e goditjeve nga kufizimet e Kinës për COVID-19 dhe zbutja e kërkesës së konsumatorëve. Të ardhurat nga telefonat celulkarë, të cilët përbëjnë afërsisht 60% të shitjeve totale të saj, ranë me 11% nga viti në vit, sipas shifrave të konfirmuara nga Xiaomi.
Dorina Kurtaj / SCAN

SHBA, eksportues neto i naftës bruto në 2023 - Vendi shënon aktualisht një rekord shitjeje prej 3.4 milionë fuçi në ditë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aktualisht një fuqi globale eksportuese e naftës së papërnuar gjatë viteve të fundit, por eksportet nuk i kanë tejkaluar......

Revlon del nga falimentimi në prill 2023 - Firma kozmetike arrin marrëveshjen me kreditorët kryesorë
Gjigandi i falimentuar i kozmetikës, Revlon, arriti një marrëveshje ristrukturimi, e cila do i kalonte pronësinë e kompanisë huadhënësve të saj duke hequr nga......

Britania ndihmon qytetarët të blejnë shtëpi - Ofrohet 95% kredi hipotekore për banesën e parë
Qeveria britanike konfirmoi se do të zgjerojë dhe më shumë një program që inkurajon huadhënësit të ofrojnë 95% kredi hipotekore për ata që blejnë për herë të......

Kartëmonedhat e reja me mbretin Charles – Pritet të hyjnë në qarkullim nga mesi i vitit 2024. Ato aktuale do të mbeten në qarkullim
Banka e Anglisë zbuloi kartëmonedhat e reja që tregojnë mbretin Charles të Britanisë Fotografitë e mostrave të reja tregonin monarkun në të katër kartëmonedhat......

Fortnite gjobitet me 520 milionë dollarë - Loja e famshme dhunoi privatësinë e fëmijëve nën moëshën 13 vjeç
Fortnite dhunon privatësinë e lojtarëve të mitur nën 13 vjec. Për këtë arsye krijuesi i video lojës popullore, Epic Games, ka arritur një marrëveshje prej 520......

5 nga frutat më të shëndetshme në botë!
Edel Strazimiri / SCAN Qitro Ngrënia e gjysmë qitroje rregullisht, para çdo vakti, ndihmon për të humbur peshë. Përmbajtja e tij e sheqerit është......

BE bie dakord për kufirin e çmimit të gazit për të mbrojtur konsumatorët!
Nga 15 shkurti, çmimet do të mbahen në 180 euro për megavat orë nëse e kalojnë këtë nivel tre ditë radhazi. Ai pason disa javë grindjesh në të cilat......

Prodhuesi i automjeteve elektrike Lucid shet aksionet – Siguron 1.5 miliardë dollarë nga fondi publik i pasurisë saudite dhe investitorë të tjerë
Prodhuesi i automjeteve elektrike Lucid Group tha se ka përfunduar një ofertë të planifikuar të kapitalit prej 1.5 miliardë dollarësh. Kompania njoftoi për......