Shqipëria Postuar më 20 Dhjetor 2022, 14:10

“Mungesë transparencë dhe firma të njëjta kudo” - Dhoma amerikane kritika prokurimeve publike: Krijoni paketën antirryshfet për të rritur besimin

Nga SCAN TV
“Mungesë transparencë dhe firma të njëjta kudo”

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka drejtuar kritika ndaj Agjencisë së Prokurimeve Publike për mostransparencë dhe ulje të produktivitetit të fondeve publike. Në një tryezë të të rrumbullakët të zhvilluar me biznesin, kryetari Enio Jaco shtroi këto probleme me prokurimet.

Miratimi i një pakete antirryshfet ëhstë hapi i rradhës që ky institucion sipas jaco duhet të ndërmarrë.

Sipas Agjencisë së Prokurimeve Publike dhe Autoriteti të Konkurencës problemi qëndron te mungesa e komunikimit të institucioneve dhe bizneseve ndërmjet të cilave sipas tyre ka një hendek të madh.

Me qëllim prezantimin e ndryshimeve të kornizës ligjore dhe rritjen e komunkimit të institucioneve me biznesin, Agjencia e Prokurimeve Publike dhe Autoriteti i Konkurencës nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit.

Marinela Lina / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat