Gjykata italiane miraton ekstradimin për çështjen “Qatargate” të Parlamentit Europian!

Një i dyshuar për skandalin e madh të korrupsionit që tronditi parlamentin e Bashkimit Europian mund t'i dorëzohet Belgjikës, vendosi një gjykatë italiane.
Gjykata në qytetin verior të Brescia-s vendosi që Maria Dolores Colleoni mund të dërgohej në Belgjikë bazuar në një urdhër arresti europian që e lidh atë me skandalin përmes bashkëshortit të saj, ish-ligjvënësit të BE-së Pier Antonio Panzeri.
Gjykata në Brescia saktësoi se çdo dënim do të kryhej në Itali. Ajo tha gjithashtu në vendimin e saj se një leje për arrest shtëpiak mund të bëhet përfundimisht edhe në Belgjikë, ku prokurorët po hetojnë një plan për të shpërndarë ndikim në emër të Katarit dhe Marokut.
Prokurori Giovanni Benelli e bëri publik vendimin pa dhënë detaje, por Colleoni nuk ka gjasa të shkojë së shpejti në Belgjikë. Avokatët e saj mbrojtës kanë thënë se po shqyrtojnë një apel në gjykatën më të lartë të Italisë.
Panzeri dhe tre persona të tjerë u akuzuan më 9 dhjetor për korrupsion, pjesëmarrje në një grup kriminal dhe pastrim parash.
Prokurorët belgë po hetojnë nëse atyre "u janë paguar shuma të mëdha parash ose u janë ofruar dhurata të konsiderueshme për të ndikuar në vendimet e parlamentit".
Akuzat se paratë dhe dhuratat janë shkëmbyer për ndikim politik janë në qendër të një prej skandaleve më të mëdha që kanë goditur Parlamentin Europian.
Ligjvënësit javën e kaluar pezulluan punën në dosjet e lidhura me Katarin dhe u zotuan të ashpërsojnë ligjet e lobimit. Katari e mohon me forcë përfshirjen e tij.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Fenomeni i emigracionit po dëmton Shqipërinë - Shifra e të rinjve të larguar nga vendi ynë gjithnjë e në rritje
Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi. Fenomeni i largimit është më i lartë në......

Ndotja e ajrit në Tiranë, tej normave - Monitorimi i organizatave, në 400 stacione. Agjenica Kombëtare e Mjedisit s’jep asnjë të dhënë
Rezultatet nga matjet periodike për cilësinë e ajrit në 400 stacione në Bashkinë e Tiranës tregojnë se nivelet e ndotësve janë tej normave të lejuara. Matjet......

Kompensimi me kusht 20%, Qeveria pret ta pranojnë 1900 pronarë - Formula që nga viti 2015, nëse heq dorë nga 80% e shumës dëmshperblehesh menjëherë!
Por ndërsa ATP që prej thuajse dy vitesh nuk kryen funksionin vet, e kundërta ndodh me fondin special të kompensimit, ose ajo që njihet si kompensimi me kusht.......

140 milionë dollarë për kompensimin e pronarëve deri në 2025 - Qeveria buxheton fondet, por ATP nuk funksionon që prej fillimit të vitit 2022
Ndërsa Agjencia e Trajtimit të Pronës praktikisht nuk funksionon që prej fillimit të vitit të shkuar, Qeveria vit pas viti akordon në favor të saj buxhetin......

“Mungesë transparencë dhe firma të njëjta kudo” - Dhoma amerikane kritika prokurimeve publike: Krijoni paketën antirryshfet për të rritur besimin
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka drejtuar kritika ndaj Agjencisë së Prokurimeve Publike për mostransparencë dhe ulje të produktivitetit të fondeve publike. Në një......

Qeset dhe çantat e pazarit të ri-përdorshme: Po sa herë duhet t’i ripërdorni?!
Beteja kundër qeseve plastike me përdorim të vetëm mund të mos fitohet, por padyshim që është duke u zhvilluar. Kufizime për përdorimin e tyre janë vendosur në......

Çmimi i makinave mund të bjerë 20% vitin e ardhshëm. Ja ku mund të prisni ofertat e para më të mira!
Pas luftës me çmimet astronomike dhe mungesën e automjeteve, blerësit e makinave më në fund po shohin një lehtësim. Tani për tani, krizat e zinxhirit të......

Xiaomi “infektohet” nga COVID-19! - Rikthimi i pandemisë në Kinë detyron kompaninë të shkurtojë 10% vende pune
Korporata kineze Xiaomi ka filluar të pushojë nga puna anëtarë të stafit të sektorit të prodhimit të telefonave celulare dhe shërbimeve të internetit, duke iu......