IFC nis bashkëpunim me BE-në / Nxisin integrimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor duke mbështetur ekonominë e gjelbër, energjinë e rinovueshme dhe dixhitalizimin

Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar projektin e parë të hartuar për trajtimin e çështjeve kryesore të zhvillimit, të identifikuara në Planin Ekonomik dhe të Investimeve (PEI) të financuar nga BE-ja për Ballkanin Perëndimor 2021-2027 dhe që do të zbatohen nëpërmjet Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (KIBP).
Këto projekte do të fokusohen në energjinë e rinovueshme, ndryshimet klimatike dhe për një sektor privat më të fortë. Qëllimi i tyre është të nxisë integrimin ekonomik rajonal, të mbështesë ekonominë e gjelbër, energjinë e rinovueshme dhe dixhitalizimin si edhe reformat e nevojshme për të avancuar në rrugën e pranimit në BE.
Projekti i parë në kuadrin e këtij partneriteti ka për qëllim të ndihmojë përparimin në fushën e dekarbonizimit dhe përmirësimin e eficiencës së burimeve të parqeve industriale anembanë rajonit. Diagnostikimi paraprak do të pasohet nga zbatimi i katër projekteve pilot për parqet industriale në Serbi, Bosnje dhe Herzegovinë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Kosovë dhe Shqipëri.
IFC-ja, së bashku me Bankën Botërore (BB), është institucioni financiar ndërkombëtar që i është bashkuar së fundmi KIBP-it, duke krijuar një partneritet me rëndësi të madhe për të mbështetur veprimtarinë e sektorit privat në rajon, trajtimin e çështjeve emergjente të zhvillimit, krijimin e vendeve të punës dhe sigurimin e qendrueshmërisë afatgjatë.
Katarína Mathernová, Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme në Drejtorinë e Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave të Zgjerimit të Komisionit Evropian dhe kryetare e KIBP-it, përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes së parë të bashkëpunimit me IFC-në përmes KIBP-it duke thënë: “Nënshkrimi i sotëm shënon një arritje të rëndësishme. Ai konsolidon zyrtarisht partneritetin e Komisionit Evropian dhe IFC-së në Ballkanin Perëndimor përmes KIBP-it dhe krijon mundësi për investime publike dhe private për të lehtësuar tranzicionin energjetik të parqeve të ndotura industriale”.
Projekte të tjera të parashikuara synojnë të mobilizojnë instrumente financiare të garantuara për shoqëritë e agrobiznesit të afta për të përballuar kredi, duke mundësuar modernizimin shumë të nevojshëm të sektorit, transformimin dixhital dhe përmirësimin e kapaciteteve të ndërmjetësve financiarë për çështjet e ndryshimeve klimatike, duke i lejuar ata të zgjerojnë shtrirjen e tyre tek Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM).
“Ne jemi krenarë për partneritetin tonë të fortë me BE-në në Ballkanin Perëndimor. Ky është një rajon ku ne shohim potencial të jashtëzakonshëm për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve duke ndihmuar sektorin privat," tha Alfonso Garcia Mora, Zëvendës President i IFC-së për Evropën, Amerikën Latine dhe Karaibet. "Projektet tona bazuar në këtë partneritet do të ndihmojnë në krijimin e mundësive për investime në rajon, rritjen e konkurrencës dhe përmirësimin e kapaciteteve përballuese ndaj ndikimeve të ndryshimeve klimatike.”
KIBP siguron financim për përgatitjen dhe zbatimin e projekteve prioritare në infrastrukturë, duke përfshirë burime nga Instrumenti i Komisionit Evropian për Asistencën e Para-Aderimit (IPA), 20 donatorë dypalësh, hua nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe financat kombëtare.
SCAN
Sondazh

Gjykata italiane miraton ekstradimin për çështjen “Qatargate” të Parlamentit Europian!
Një i dyshuar për skandalin e madh të korrupsionit që tronditi parlamentin e Bashkimit Europian mund t'i dorëzohet Belgjikës, vendosi një gjykatë......

Fenomeni i emigracionit po dëmton Shqipërinë - Shifra e të rinjve të larguar nga vendi ynë gjithnjë e në rritje
Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi. Fenomeni i largimit është më i lartë në......

Ndotja e ajrit në Tiranë, tej normave - Monitorimi i organizatave, në 400 stacione. Agjenica Kombëtare e Mjedisit s’jep asnjë të dhënë
Rezultatet nga matjet periodike për cilësinë e ajrit në 400 stacione në Bashkinë e Tiranës tregojnë se nivelet e ndotësve janë tej normave të lejuara. Matjet......

Kompensimi me kusht 20%, Qeveria pret ta pranojnë 1900 pronarë - Formula që nga viti 2015, nëse heq dorë nga 80% e shumës dëmshperblehesh menjëherë!
Por ndërsa ATP që prej thuajse dy vitesh nuk kryen funksionin vet, e kundërta ndodh me fondin special të kompensimit, ose ajo që njihet si kompensimi me kusht.......

140 milionë dollarë për kompensimin e pronarëve deri në 2025 - Qeveria buxheton fondet, por ATP nuk funksionon që prej fillimit të vitit 2022
Ndërsa Agjencia e Trajtimit të Pronës praktikisht nuk funksionon që prej fillimit të vitit të shkuar, Qeveria vit pas viti akordon në favor të saj buxhetin......

“Mungesë transparencë dhe firma të njëjta kudo” - Dhoma amerikane kritika prokurimeve publike: Krijoni paketën antirryshfet për të rritur besimin
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka drejtuar kritika ndaj Agjencisë së Prokurimeve Publike për mostransparencë dhe ulje të produktivitetit të fondeve publike. Në një......

Qeset dhe çantat e pazarit të ri-përdorshme: Po sa herë duhet t’i ripërdorni?!
Beteja kundër qeseve plastike me përdorim të vetëm mund të mos fitohet, por padyshim që është duke u zhvilluar. Kufizime për përdorimin e tyre janë vendosur në......

Çmimi i makinave mund të bjerë 20% vitin e ardhshëm. Ja ku mund të prisni ofertat e para më të mira!
Pas luftës me çmimet astronomike dhe mungesën e automjeteve, blerësit e makinave më në fund po shohin një lehtësim. Tani për tani, krizat e zinxhirit të......