Bota Postuar më 21 Dhjetor 2022, 10:24

Euro vijon të këmbehet në mbi 1.06 USD - Lëvizja e Bankës së Japonisë rrit jenin në nivelin më të lartë në 4 muaj

Nga SCAN TV
Euro vijon të këmbehet në mbi 1.06 USD - Lëvizja e

Monedhat kryesore po tregtohet të qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa në fokus të tregjeve ka qenë jeni japonez, i cili është forcuar ndjeshëm përballë dollarit amerikan, si pasojë e lëvizjes surprizë të Bankës së Japonisë për të kontrolluar yield-in e obligacioneve. Në këtë mënyrë, Banka e Japonisë ka konfirmuar se do të vijojë me politikën monetare ultra-lehtësuese, një rrugë e kundërt me shumicën e bankave qendrore më të mëdha të botës, që po përballen me inflacionin e lartë.

Pas këtyre zhvillimeve jeni ka prekur nivelin më të lartë në 4 muajt e fundit, në rreth 131, në raport me dollarin. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare, po tregtohet në rreth 104, shumë pranë nivelit më të ulët në 6 muajt e fundit.

Euro ia ka rezistuar nivelit të 1.06 dollarëve, ndërsa investitorët po llogarisin efektet që do të ketë vendimet e bankave qendrore më të mëdha të botës për të rritur interesat. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin vijon të tregtohet në rreth 16,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1210 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat