Sa do të rritet çmimi i duhanit nga 1 Janari? - Kosto shtesë për duhanpirësit, çfarë ndryshon tek kafeja?

Duhanpirësit do të përballen me çmime të reja të duhanit duke filluar nga 1 Janari 2023. Referuar ndryshimeve ligjore ne ligjin për akcizat, të botuar në fletoren zyrtare, akciza për duhanin do të rritet mesatarisht 250 lekë për kg, çka do të reflektohet në mënyrë të menjëhershmne edhe në çimin final të shitjes, me rreth 20-30 lekë.
Konkretisht, akciza për kategoritë puro dhe cigarillos që përmbajnë duhan; cigare që përmbajnë duhan; puro, cigarillos dhe cigare me zëvendësues duhani; duhan tjetër i përpunuar dhe zëvendësues, duhan me dredhje; Produkte duhani për përdorim oral; duhan me ngrohje, pa djegie; Shisha, nargjile (përzierje për tymosje) ; akciza që do të paguhet nga 1 Janari 2023 do të jetë 7 mijë lekë/kg nga 6750 lekë/kg që u aplikua gjatë 2022.
Ndërkohë, akciza e duhan i përpunuar me gjethe duhani të kultivuara në Shqipëri dhe Shisha, nargjile (përzierje për tymosje) përpunuar me gjethe duhani të kultivuara në Shqipëri do të jetë 3 mijë lekë/ kg nga muaji Janar i vitit të ardhshëm nga 2750 lekë/kg, Ndërsa akciza për produktet që përmbajnë nikotinë lëng do të jetë 14 lekë/ml duke u rritur me 2 lekë nga viti aktual.
Ndërkohë, çmimet e këtyre produkteve parashikohen në rritje progresive deri në vitin 2026. Sa i takon produktit kafe, nuk parashikohen ndryshime në akcizë për vitin e ardhshëm.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Bankat më të besuarat, partitë “fundosen” - Zbardhen rezultatet e anketimit, nivel i ulët besueshmërie edhe te sistemi gjyqësor
Një sondazh nga shoqëria IDRA, tregon se qytetarët shqiptarë i besojnë sistemit bankar më shumë se çdo sektori tjetër në vend. Sipas rezultateve të......

Kompromis me Greqinë për të “çuar” detin në Hagë - Xhaçka takohet me Dendias: Kapitull i ri mes dy vendeve
Çështja e kufirit detar me Greqinë do të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ky kompromis është arritur ndërmjet dy ministrave të jashtëm të......

Spanja i kërkon më shumë para’ BE - Madridi do 84 miliardë euro kredi nga fondet europiane
Spanja do i kërkojë Bashkimit Europian një kredi me vlerë 84 miliardë euro, si dhe 7.7 miliardë euro të tjera grante si pjesë e paketës së rimëkëmbjes nga......

Cash humbet protagonizmin në Eurozonë - BQE: Pjesa më e madhe e pagesave kryhet në mënyrë dixhitale
Paraja fizike po humbet vendin e protagonistit si mjet dominues i pagesave në eurozonë, sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane. Ky është një ndryshim......

Microlino ndez automjetin me flluska - Vëllezërit zviceranë prezantojnë modelin elektrik mikro
Dy vëllezër zviceranë po kërkojnë të rikthejnë vendin e tyre në hartën e prodhimit të mjeteve duke ringjallur një klasik të automobilizmit të viteve 1950, duke......

Britanikët e kanë të ndaluar të sëmuren! - 100 mijë infermierë në grevë për rritje page dhe plotësim stafi
Pothuajse 100 mijë infermierë në Mbretërinë e Bashkuar organizuan një grevë duke kërkuar paga më të larta dhe plotësimin e stafit në sistemin e kujdesit......

BlackBerry, ekonomia rrezikon sigurinë kibernetike - Të ardhurat nga biznesi nuk do të ndryshojë në gjysmën e parë të 2023
BlackBerry beri të ditur se ciklet e shitjeve për softuerin e saj të sigurisë kibernetike janë bërë më të gjata dhe për pasojë pret që mjedisi aktual......

Solstici dimëror 2022: Sot është dita më e shkurtër e vitit dhe dita e parë zyrtare e dimrit!
Gjatë gjashtë muajve të fundit, ditët janë shkurtuar dhe netët janë zgjatur në hemisferën veriore. Por kjo është gati të kthehet mbrapsht. Solstici dimëror......