Kompromis me Greqinë për të “çuar” detin në Hagë - Xhaçka takohet me Dendias: Kapitull i ri mes dy vendeve

Çështja e kufirit detar me Greqinë do të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ky kompromis është arritur ndërmjet dy ministrave të jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë këtë të mërkurë në Tiranë. Ministrja Olta Xhaçka është shprehur se në takimin me homologun e saj grek, ka vullnet për të arritur rezultate të mira nga ky kompromis.
“Kemi mirëkuptim për të trajtuar dhe për të kërkuar zgjidhje për të gjitha çështjet, një nga ajo, ishte dhe marrëveshja me detit, të dyja palët kanë vullnetit për një kompromis për referimin e çështjet në Hagë, bashkëpunimi, si fusha sociale, kultura, janë ura për thellimin e bashkëpunimit."
Ministri i Jashtëm Nikos Dendias e konsideroi të rëndësishëm vendimin për detin në këtë takim duke deklaruar se do të do të shërbejë si një kapitull i ri për marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
"Sot ne patëm mundësinë për të folur marrëdhëniet tona dypalëshe. Folëm për marrëveshjen e para dy viteve, që të arrijmë të çojmë në Hagë për detin edhe të shelfit kontinental. E drejta ndërkombëtare e detit është ajo që do rregullojë marrëdhëniet dypalëshe dhe do krijojë një kapitull të ri të marrëdhënieve tona dypalëshe."
Për procesin e anëtarësimit në BE ministri I jashtëm premtoi se Greqia do ta mbështesë Shqipërinë për t’u futur në Bashkimin Europian. Në këtë takim u diskutua dhe shfuqizimi i Ligjit të Luftës.
Marinela Lina / SCAN
Sondazh

Spanja i kërkon më shumë para’ BE - Madridi do 84 miliardë euro kredi nga fondet europiane
Spanja do i kërkojë Bashkimit Europian një kredi me vlerë 84 miliardë euro, si dhe 7.7 miliardë euro të tjera grante si pjesë e paketës së rimëkëmbjes nga......

Cash humbet protagonizmin në Eurozonë - BQE: Pjesa më e madhe e pagesave kryhet në mënyrë dixhitale
Paraja fizike po humbet vendin e protagonistit si mjet dominues i pagesave në eurozonë, sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane. Ky është një ndryshim......

Microlino ndez automjetin me flluska - Vëllezërit zviceranë prezantojnë modelin elektrik mikro
Dy vëllezër zviceranë po kërkojnë të rikthejnë vendin e tyre në hartën e prodhimit të mjeteve duke ringjallur një klasik të automobilizmit të viteve 1950, duke......

Britanikët e kanë të ndaluar të sëmuren! - 100 mijë infermierë në grevë për rritje page dhe plotësim stafi
Pothuajse 100 mijë infermierë në Mbretërinë e Bashkuar organizuan një grevë duke kërkuar paga më të larta dhe plotësimin e stafit në sistemin e kujdesit......

BlackBerry, ekonomia rrezikon sigurinë kibernetike - Të ardhurat nga biznesi nuk do të ndryshojë në gjysmën e parë të 2023
BlackBerry beri të ditur se ciklet e shitjeve për softuerin e saj të sigurisë kibernetike janë bërë më të gjata dhe për pasojë pret që mjedisi aktual......

Solstici dimëror 2022: Sot është dita më e shkurtër e vitit dhe dita e parë zyrtare e dimrit!
Gjatë gjashtë muajve të fundit, ditët janë shkurtuar dhe netët janë zgjatur në hemisferën veriore. Por kjo është gati të kthehet mbrapsht. Solstici dimëror......

Megaprojekti: Pse e ardhmja e qyteteve tona mund të drejtohet nën tokë?!
Ekziston një megaprojekt në zhvillim e sipër që nuk po hap aq shumë terren të ri, sa po gërmon nën të. Në Singapor, një seri tunelesh të gjera po futen në tokë......

Sondazhi: Drejtuesit e automjeteve më skeptik në adoptimin e makinave elektrike se një vit më parë
Drejtuesit globalë të automobilave janë më pak të sigurt për shkallën e adoptimit të automjeteve elektrike sesa një vit më parë, mes problemeve të......