Desktop - General - 1
Desktop - General - 44
Shqipëria Postuar më 29 Dhjetor 2023, 13:48

Uji, 40 projekte të rinj nisin në 2024-ën - Përfitojnë 300 mijë abonentë. Balluku: Në fokus dhe vetëprodhimi i energjisë nga ujësjellësit

Nga SCAN TV
Uji, 40 projekte të rinj nisin në 2024-ën - Përfitojnë

40 projekte të rinj do të nisin gjatë vitit 2024, duke synuar përmirësimin e furnizimit me ujë dhe shërbimit me kanalizime për 300 mijë abonentë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe kreu i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime, bënë me dije risitë për vitin që vjen, teksa inspektuan nisjen e punimeve për përmirësimin e sistemit të ujësjellësit dhe ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve në Elbasan.

Paralelisht, në fokus është vetëprodhimi i energjisë elektrike nga kompanitë e ujësjlellësve.

Sipas kreut të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime, pas reformës së sektor niveli i arkëtimeve në 6-mujorin e dytë të vitit 2023 rezulton në 105%, nga 78.6% që ishte në vitin 2022.

Ola Mitre/SCAN

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat