Qiratë në Turqi, më të shtrenjta se në Manhatan - Guvernatorja e Bankës Qendrore kthehet të jetojë me prindërit

Imazhi që kemi zakonisht për zyrtarët e lartë të çdo vendi është se të paktën financat e tyre janë gjithmonë në gjendje shumë të mirë. Pra, do të ishte e paimagjinueshme të mendohej se guvernatori i Bankës Qendrore të një vendi do të kishte vështirësi të gjente një shtëpi sepse qiratë janë shumë të larta! E megjithatë kjo është pikërisht ajo që duket se ka ndodhur në rastin e Hafiz Gaye Erkan, kreut të Bankës së Turqisë, e cila që nga qershori i kaluar, pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që sollën Erdoganin në pushtet, u largua nga SHBA dhe mori përsipër pozicionin e kreut të Bankës Qendrore të Turqisë.
Ajo është gruaja e parë në historinë e Turqisë që mban këtë post. Një pozicion me rrezik të lartë për një grua 44-vjeçare të diplomuar në Princeton me një stazh dhjetë-vjeçar në Goldman Sachs dhe pozicione të tjera të profilit të lartë në Ëall Street. E megjithatë Erkan dhe i shoqi nuk mundën të gjenin një shtëpi me qira për të qëndruar me një çmim të arsyeshëm. Ajo shprehet se qiratë janë tmerrësisht të shtrenjta në Stamboll. Madje më shtrenjtë se në Manhattan. Kështu ajo vendosi që të jetojë me prindërit e saj dhe bashkëhsortin në një shtëpi.
Në një deklaratë për mediat ajo theksoi se aktualisht po drejton një betejë të vendosur kundër inflacionit. Sipas saj aktualisht po vazhdohet me një politikë specifike dhe me hapa specifikë.
Kreu i Bankës Qendrore të Turqisë tha se qëllimi i qeverisë është që inflacioni të bjerë në 14% deri në fund të vitit 2025 dhe në njëshifror deri në vitin 2026. Por qiratë janë një problem krejtësisht tjetër me dinamikën e tyre. Për situatën e qirave të pakontrolluara në qytetet metropolitane, si Stambolli, Erkan nuk ka një formulë për t’i dhënë zgjidhje. Në të vërtetë, çështja është e ndërlikuar. Në një ekonomi të tregut të lirë, por me një sistem të kufizuar kontrolli dhe me një akumulim të madh të popullsisë në qytetet e mëdha, dhe për rrjedhojë kërkesës për banesa, pak mund të bëhet. Për të qetësuar disi situatën, qeveria turke kufizoi rritjen e qirasë në 25%, por kjo rezultoi me pronarët të dëbonin qiramarrësit në mënyra të ndryshme mashtruese për të vendosur qira më të larta për qiramarrësit e rinj.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Pse ushqimet më të shëndetshme janë më të shtrenjta - Vendet në botën e zhvilluar janë gjithnjë e më shumë të varura nga importet
Të ushqehesh shëndetshëm nuk është gjithmonë e lehtë dhe varet jo vetëm nga vullneti për t'u kujdesur për veten, por edhe nga paratë në dispozicion për këto......

Xiaomi kalon në fushën e automjeteve elektrike - Prezantohet projekti për prodhimin e modeleve të para
Gjigandi kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi ofroi një pamje ‘tunduese’ të automjetit të tij të parë elektrik ndërsa lançoi teknologjinë e tij automjeteve......

Si do të bëhet transferimi nga Durrësi në Porto Romano. Kreu i Autoritetit Portual, Pirro Vengu zbardh detajet
Kalimi i shërbimeve detare nga Porti i Durrësit në Porto Romano pritet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Drejtori i Autoritetit Portual Të Durrësit, Pirro......

Alabbar për SCAN: Durrësi do të jetë një version modern i Dubait! Nuk është projekti i vetëm që kam për Shqipërinë
“Durrësi do të jetë një version modern i Dubait”. Kështu e konsideron projektin e transformimit të Portit të Durrësit, njeriu që ka ndërtuar Dubain, në......

Ekskluzive/ Mohamed Alabbar intervistë për SCAN: Projekti ‘Durrës Yachts & Marina’ po avancon më mirë sesa pritshmëritë e mia
https://www.youtube.com/watch?v=nkRAuO7rNLQ 10 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e projektit ‘Durrës Marina’, Mohamed Alabbar, vizionari......

Përfitoni nga superoferta festive e DigitAlb deri më 31 Dhjetor!
Këtë fundvit, e BUKURA e FESTAVE ka ardhur magjishëm në çdo vatër nga DigitAlb. Siç e do edhe tradita, kanalet televizive më të dashura për të gjithë......

Resortet, në “sitë” për ujrat e zeza - Ngrihet Task – Forca, Kumbaro: Penalitete për subjektet që shkelin ligjin
Qeveria ka miratuar ngritjen e task – forcës që do të ushtrojë kontrolle në drejtim të zbatimit të lejeve për trajtimin e ujrave të zeza apo derdhjen e......

Nafta pa taksa për fermerët - Denaj: Afati i tërheqjes së sasive të miratuara shtyhet me 6 muaj
Fermerët, që kanë përfituar nga skema e naftës pa taksa do të kenë më tepër kohë në dispozicion për të tërhequr sasistë e miratuara”. Ministrja e Bujqësisë......