Xiaomi kalon në fushën e automjeteve elektrike - Prezantohet projekti për prodhimin e modeleve të para

Gjigandi kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi ofroi një pamje ‘tunduese’ të automjetit të tij të parë elektrik ndërsa lançoi teknologjinë e tij automjeteve elektrike në Pekin, me kompaninë që vendosi me guxim synimet e saj për t'u bërë një nga prodhuesit kryesorë të automjeteve në botë.
Themeluesi, kryetari dhe CEO i Xiaomi, Lei Jun, zbuloi disa nga teknologjitë më të fundit të firmës, duke filluar nga motorët elektrikë dhe bateritë deri te drejtimi inteligjent dhe kabinat inteligjente.
Pas zbulimit të pamjeve të para të SU7, EV-së së parë të Xiaomi-t, Lei njoftoi qëllimin ambicioz të kompanisë për t'u bërë një nga pesë prodhuesit kryesorë të automjeteve në botë gjatë dy dekadave të ardhshme.
Xiaomi ka thënë se pret të shpenzojë rreth 2.8 miliardë dollarë për kërkimin dhe zhvillimin këtë vit, 25% më shumë nga viti 2022 dhe Lei u shpreh optimist për mënyrën se si kompania do të realizojë vizionin e tij.
Sipas tij krijimi i një hapësire celulare inteligjente të bukur, të lehtë për t'u përdorur, të rehatshme dhe të sigurt është qëllimi që duhet përmirësuar.
Lei theksoi gjithashtu rëndësinë e teknologjisë së kabinës inteligjente të Xiaomi dhe ekosistemit të saj dhe gjithashtu adresoi shqetësimet në lidhje me performancën e baterive të makinave elektrike në dimër, një shqetësim kryesor për shumë përdorues të automjeteve elektrike.
Xiaomi i bashkohet gjigantëve të tjerë të teknologjisë kineze si Huawei dhe Baidu, të cilët gjithashtu kanë hyrë në tregun vendas me rritje të shpejtë të automjeteve elektrike.
Të dhënat zyrtare tregojnë se Kina kryeson botën në shitjet e automobilave dhe automjeteve elektrike, me automjetet me bateri nga vendi që përbëjnë rreth 60 % të të gjitha shitjeve globale.
Ndërkohë, tërheqja globale e markave kineze është gjithashtu në rritje, duke zënë rreth 8 % automjeteve të reja elektrike të shitura në Europë gjatë vitit 2023, nga 6 % vitin e kaluar dhe 4 % në 2021-in.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Si do të bëhet transferimi nga Durrësi në Porto Romano. Kreu i Autoritetit Portual, Pirro Vengu zbardh detajet
Kalimi i shërbimeve detare nga Porti i Durrësit në Porto Romano pritet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Drejtori i Autoritetit Portual Të Durrësit, Pirro......

Alabbar për SCAN: Durrësi do të jetë një version modern i Dubait! Nuk është projekti i vetëm që kam për Shqipërinë
“Durrësi do të jetë një version modern i Dubait”. Kështu e konsideron projektin e transformimit të Portit të Durrësit, njeriu që ka ndërtuar Dubain, në......

Ekskluzive/ Mohamed Alabbar intervistë për SCAN: Projekti ‘Durrës Yachts & Marina’ po avancon më mirë sesa pritshmëritë e mia
https://www.youtube.com/watch?v=nkRAuO7rNLQ 10 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e projektit ‘Durrës Marina’, Mohamed Alabbar, vizionari......

Përfitoni nga superoferta festive e DigitAlb deri më 31 Dhjetor!
Këtë fundvit, e BUKURA e FESTAVE ka ardhur magjishëm në çdo vatër nga DigitAlb. Siç e do edhe tradita, kanalet televizive më të dashura për të gjithë......

Resortet, në “sitë” për ujrat e zeza - Ngrihet Task – Forca, Kumbaro: Penalitete për subjektet që shkelin ligjin
Qeveria ka miratuar ngritjen e task – forcës që do të ushtrojë kontrolle në drejtim të zbatimit të lejeve për trajtimin e ujrave të zeza apo derdhjen e......

Nafta pa taksa për fermerët - Denaj: Afati i tërheqjes së sasive të miratuara shtyhet me 6 muaj
Fermerët, që kanë përfituar nga skema e naftës pa taksa do të kenë më tepër kohë në dispozicion për të tërhequr sasistë e miratuara”. Ministrja e Bujqësisë......

Rumania dhe Bullgaria do të hyjnë pjesërisht në Shengen pas marrëveshjes me Austrinë!
Marrëveshja politike do të lejojë Rumaninë dhe Bullgarinë të bashkohen me zonën Shengen vetëm nga ajri dhe deti, me negociata të mëtejshme për kufijtë......

Lumi Danub del nga brigjet – Arrin nivelin e tij më të lartë që nga viti 20131
Lumi Danub shpërtheu nga brigjet e tij në Budapest të enjten, me nivelet e ujit në nivelin më të lartë në një dekadë, pasi shiu i dendur dhe bora e ndjekur nga......