Si do të bëhet transferimi nga Durrësi në Porto Romano. Kreu i Autoritetit Portual, Pirro Vengu zbardh detajet
Kalimi i shërbimeve detare nga Porti i Durrësit në Porto Romano pritet të ndodhë në katër vitet e ardhshme. Drejtori i Autoritetit Portual Të Durrësit, Pirro Vengu, në një intervistë në SCAN Tv me gazetarin Angelo Haruni jep detajet e transferimit të shërbimeve, financimit të projektit të portit të ri në Porto Romano, si edhe zgjidhjen e problemeve të tjera që rrjedhin nga ky transferim.
Sipas Vengut vitin që vjen hapet gara për ndërtimin e Porto Romanos dhe ajo pritet të mbyllet në pak muaj. Më pas, Vengu thotë se afatet e ndërtimit do të jenë 36 muaj. Kështu sipas planeve të deritanishme transferimi pritet të ndodhë në katër vitet në vijim.
Kreu i Autoritetit Portual thotë se edhe financimi për projektin është pothuajse i zgjidhur.
“Në kontratën e 'Durrës Yacht Marina', siç dihet shteti është pjesëmarrës me 33%. Sipas projeksionit të të ardhurave, përveç përfitimeve nga taksat që do të ketë shteti, që mund të shkojnë deri në 1 miliard euro, të ardhura të drejtpërdrejta për pjesëmarrjen e shtetit në projekt përllogariten të jenë 280 milion euro. Pra në përllogaritjen e kostos së përgjithshme për ndërtimin e Porto Romanos, që është 390 milion euro, duke u hequr kjo shumë, mbetet të gjenden edhe 100 milion euro. Besoj se gjetja e kësaj shume nuk do të jetë problem”, thotë Vengu.
Sipas tij vendi është në një situatë financiare pozitive dhe që i jep mundësinë qeverisë të ndërmarrë investime të tilla madhore.
Sa i përket implikimeve që mund të sjellin dy arbitrazhet ndërkombëtare me kompanitë që operojnë aktualisht në Portin e Durrësit, Vengu, duke theksuar se kontratat aktualisht janë në zbatim e sipër, shpreson për mundësinë e gjetjes së gjuhës së përbashkët me operatorët në fjalë.
Sondazh

Alabbar për SCAN: Durrësi do të jetë një version modern i Dubait! Nuk është projekti i vetëm që kam për Shqipërinë
“Durrësi do të jetë një version modern i Dubait”. Kështu e konsideron projektin e transformimit të Portit të Durrësit, njeriu që ka ndërtuar Dubain, në......

Ekskluzive/ Mohamed Alabbar intervistë për SCAN: Projekti ‘Durrës Yachts & Marina’ po avancon më mirë sesa pritshmëritë e mia
https://www.youtube.com/watch?v=nkRAuO7rNLQ 10 muaj pas nënshkrimit të marrëveshjes për ndërtimin e projektit ‘Durrës Marina’, Mohamed Alabbar, vizionari......

Përfitoni nga superoferta festive e DigitAlb deri më 31 Dhjetor!
Këtë fundvit, e BUKURA e FESTAVE ka ardhur magjishëm në çdo vatër nga DigitAlb. Siç e do edhe tradita, kanalet televizive më të dashura për të gjithë......

Resortet, në “sitë” për ujrat e zeza - Ngrihet Task – Forca, Kumbaro: Penalitete për subjektet që shkelin ligjin
Qeveria ka miratuar ngritjen e task – forcës që do të ushtrojë kontrolle në drejtim të zbatimit të lejeve për trajtimin e ujrave të zeza apo derdhjen e......

Nafta pa taksa për fermerët - Denaj: Afati i tërheqjes së sasive të miratuara shtyhet me 6 muaj
Fermerët, që kanë përfituar nga skema e naftës pa taksa do të kenë më tepër kohë në dispozicion për të tërhequr sasistë e miratuara”. Ministrja e Bujqësisë......

Rumania dhe Bullgaria do të hyjnë pjesërisht në Shengen pas marrëveshjes me Austrinë!
Marrëveshja politike do të lejojë Rumaninë dhe Bullgarinë të bashkohen me zonën Shengen vetëm nga ajri dhe deti, me negociata të mëtejshme për kufijtë......

Lumi Danub del nga brigjet – Arrin nivelin e tij më të lartë që nga viti 20131
Lumi Danub shpërtheu nga brigjet e tij në Budapest të enjten, me nivelet e ujit në nivelin më të lartë në një dekadë, pasi shiu i dendur dhe bora e ndjekur nga......

Xiaomi i Kinës zbulon makinën e parë elektrike - Planifikon të bëhet një nga prodhuesit më të mirë në botë!
Prodhuesi kinez i telefonave inteligjentë Xiaomi zbuloi automjetin e tij të parë elektrik të enjten dhe njoftoi menjëherë se synonte të bëhej një nga pesë......