Shqipëria Postuar më 28 Dhjetor 2023, 16:26

Resortet, në “sitë” për ujrat e zeza - Ngrihet Task – Forca, Kumbaro: Penalitete për subjektet që shkelin ligjin

Nga SCAN TV
Resortet, në “sitë” për ujrat e zeza - Ngrihet Task

Qeveria ka miratuar ngritjen e task – forcës që do të ushtrojë kontrolle në drejtim të zbatimit të lejeve për trajtimin e ujrave të zeza apo derdhjen e paligjshme tw tyre nw det.

Kontrollet do të fokusohen kryesisht te komplekset turistike në bregdet, që gjatë sezonit veror kanë edhe fluks të shtuar turistësh.

Kumbaro, shtoi se Akti Normativ parashikon edhe masa administrative, në rast të shkeljeve që do të konstatohen.

Paralelisht, në mbeldhjen e fundit të qeverisë u miratua dhe vendimi që shkurton kohën e shqyrtimit të raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, që paraqiten nga subjektet si detyrim për zbatimin e projekteve.

Ndërkaq, e pyetur nga TV SCAN në lidhje me projektligjin “Për zonat e mbrojtura”, që po shqyrtohet në Kuvend si iniciativë e 12 deputetëve, Kumbaro tha se qeveria nuk e ka dërguar ende qëndrimin e saj.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat