Shqipëria Postuar më 28 Dhjetor 2023, 12:21

Më shumë depozita në lekë, më pak në valutë - Nëntor, tkurren depozitat në sistemin bankar. 10 miliardë lekë më pak se tetori

Nga SCAN TV

Pasi kishin njohur rritje që nga vera e këtij viti, depozitat në sistemin tonë bankar i janë rikthyer rënies në nënto në nëntor. Po në të kundërt të pjesës dërrmuese të vitit, ku tkurrja u vërejt te depozitat në monedhën tonë kombëtare, për nëntorin janë depozitat në valutë përgjegjëse të rënies. Gjatë gjithë vitit, depozitat në valutë, veçanërisht në monedhën e përbashkët evropiane kanë shënuar rritje dyshifrore, rreth nivelit 15%, duke amortizuar rritjen e dobët të depozitave në lekë.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, totali i depozitave të përfshira në paranë e gjerë rezultoi 1,272 trilionë lekë në fund të nëntorit, nga 1,282 trilionë në muajin e mëparshëm. Tkurrja është me rreth 10 miliardë lekë, apo afërisht 100 milionë euro. Megjithatë, në bazë vjetore ato rezultojnë në rritje të vazhdukeshme.

Nga 1,268 trilionë lekë në nëntorin e vitit të shkuar, ato rezultojnë në rritje me rreth 4 miliardë lekë në muajin e parafundit të këtij viti, me totalin prej 1,272 trilionë lekësh. E veçanta e këtij nëntori është rritja e depozitave në monedhën tonë kombëtare. Nga 547,5 miliardë lekë në tetor, ato rezultojnë në 564,7 miliardë në nëntor, me rritje prej 3.1%. Rritja krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë është mbi 4%.

Sa i përket depozitave në valutë, ato kishin njohur rritje shumë të fortë në gusht të këtij viti, duke treguar shenja rënieje në shtator dhe tetor. Gjithsesi, rënia është thelluar në nëntor, kur totali i depozitave në valutë ishte 707.9 miliardë lekë, nga 735,2 miliardë në tetor.

E veçantë e muajit nëntor është edhe ecuria e depozitave pa afat në sistemin bankar, që kanë shënuar rritje për ato në monedhën tonë kombëtare dhe rënie për depozitat në valutë. Më specifikisht, depozitat pa afat në monedhën tonë kombëtare rezultojnë në rritje nga 52,7 miliardë lekë në tetor, në 53,4 miliardë në fund të nëntorit. Sa i përket atyre në valutë, ato kanë rënë nga 131,2 miliardë lekë në tetor, në 126,5 miliardë në fund të nëntorit.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll
Europa 28 Dhjetor

Turqia rrit pagën minimale me gati 50%!

Qeveria e Turqisë do të rrisë pagën minimale me gati gjysmën në 17,002 ₺ (520 €) në muaj vitin e ardhshëm, për të kompensuar inflacionin në rritje në vend,......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat