Inteligjenca Artificiale, Shqipëria më pranë BE - AKSHI hap tenderin 2,7 mln euro për harmonizimin e ligjeve me standardet e BE

Vendi ynë është aktualisht në procesin e përgatitjes së negociatave për t'u bërë anëtare e BE-së dhe për këtë arsye ka detyrimin të harmonizojë kuadrin e saj ligjor me ligjin dhe standardet e BE-së, të paraqitura në Acquis Communautaire. Në këtë kontekst, Inteligjenca Artificiale mund të luajë një rol të rëndësishem në mbështetjen e shtrirjes së Acquis të BE-së në Shqipëri.
Për këtë qëllim, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka hapur një tender me vlerë 279,1 milionë lekë, ose 2,7 milionë euro për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në procesin e Transpozimit të Aqcuis për Integrimin Europian. Në argumentimet e saj, AKSHI thekson se implementimi i një sistemi të Inteligjencës Artificiale do të bënte të mundur automatizimin e proceseve të punës së përafrimit të akteve ligjore lidhur me të.
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është implementimi i teknologjisë së Inteligjencës Artificiale në institucionet publike me qëllim përshpejtimin e procesit të transpozimit të akteve të BE. Ofrimi i këtij shërbimi nëpërmjet përdorimit të kapaciteteve NLP (Natural Language Processing), do të mundësojnë automatizimin, grumbullimin, seleksionimin e të gjithë akteve apo ligjeve të sjella nga BE dhe aksesimin e këtyre kodeve në çdo kohë dhe nga çdo pajisje nga të gjithë aktorët e përfshirë në këto procese.
Ky automatizim përfshin shtimin e teknologjisë së Inteligjencës Artificiale në institucionet publike për menaxhimin e kërkesave dhe dhënies së informacioneve të dëshiruara, të marra nga aktet e BE ndaj të gjithë përdoruesve të platformës përgjatë gjithë kohëzgjatjës së këtij projekti.
Sipas AKSHI-t, përmes këtij projekti, Inteligjenca Artificiale do t’ju vijë në ndihmë institucioneve shtetërore dhe të gjithë palëve të përfshira, që me grumbullimin dhe organizimin e akteve dhe ligjeve te BE, të arrihen synimet strategjike, duke përfshirë ndihmë në uljen e shpenzimeve për shërbimet ndaj qeverisë, qytetarëve, organizatave dhe çdo aktori të përfshirë, reduktimin e kostove për njësi dhe përmirësimin e shërbimeve.
Dorian Koça /SCAN
Sondazh

Si do të festohet viti i ri në qytetet shqiptare? - Ekspertja e turizmit Brunilda Liçaj zbulon trendet e fundit
Festat sjellin gjithmonë një atmoferë të gëzueshme. Nata e ndërrimit të viteve festohet nga të gjithë shqiptarët pavarësisht besimeve festare, duke mbledhuar e......

Shqetësimet për rezervat ushqimore - Cilat produkte do të kenë prodhim problematik në 2024?
Çmimet e larta të ushqimeve në vitet e fundit kanë shtyrë fermerët në mbarë botën të mbjellin më shumë drithëra dhe farëra vajore, por tregu pritet të jetë në......

SHBA i rikthehet shfrytëzimit të punës së fëmijëve - Mes krizës ekonomike, puna e paligjshme dhe e lirë e fëmijëve është rritur me 88%
Kanë kaluar 85 vjet që kur Akti i Standardeve të Drejta të Punës u miratua në SHBA, duke vendosur kufizime të rrepta ndër të tjera dhe për punën e fëmijëve. 14......

Gjermanët, më shumë leje mjekësore nga puna - Arsyet janë problemet psikologjike dhe çrregullimet e sjelljes
Punonjësit në Gjermani kaluan 130 milionë ditë në leje për arsye mjekësore vitin e kaluar për shkak të problemeve psikologjike dhe çrregullimeve të sjelljes.......

Emigrantët, gjithnjë e më shumë në bujqësi - Burimi më i madh i pasurisë dhe turpit të agrobiznesit europian
Megjithëse problemet që lidhen me punën e emigrantëve ndryshojnë midis vendeve, ka disa universale të tilla si pagat e tyre që janë më të ulëta se ato të......

Kërcënimi mbi alpe, koha e skive po mbaron! - Industria 30 miliardë dollarësh, “viktimë” e ndryshimeve klimatike
Pavarësisht parashikimeve të reshjeve të dëborës dhe ndryshimit të motit që në fillim të vjeshtës në disa pjesë të Europës, modeli i viteve të fundit të shiut......

Cilat janë 5 zgjedhjet elektorale që do të formësojnë Europën në vitin 2024?!
Në qershor, zgjedhjet më të mëdha ndërkufitare në botë do të zhvillohen kur më shumë se 400 milionë njerëz pritet të votojnë në zgjedhjet europiane. Por me......

Stuhia Gerrit ndërpret trenat dhe fluturimet në Mbretërinë e Bashkuar
Udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar po paralajmërohen për kushtet e rrezikshme të vozitjes dhe ndërprerjet e transportit hekurudhor dhe ajror pasi stuhia Gerrit......