Bota Postuar më 28 Dhjetor 2023, 10:20

Kërcënimi mbi alpe, koha e skive po mbaron! - Industria 30 miliardë dollarësh, “viktimë” e ndryshimeve klimatike

Nga SCAN TV
Kërcënimi mbi alpe, koha e skive po mbaron! - Industria 30

Pavarësisht parashikimeve të reshjeve të dëborës dhe ndryshimit të motit që në fillim të vjeshtës në disa pjesë të Europës, modeli i viteve të fundit të shiut dhe dëborës është rikthyer – fatkeqësisht pa borë.

Për shembull, Alpet Franceze, shiu i madh bëri që hapja e plotë e vendpushimeve të vonohej deri në dy ditë para Krishtlindjeve, duke e lënë industrinë dhe miliona turistë që planifikonin udhëtime të shikonin drejt qiellit me shpresë.

Por asnjë dëshirë apo shpresë nuk duket të jetë e mjaftueshme për të kapërcyer atë që është një kërcënim ekzistencial për Alpet, industria prej 30 miliardë dollarësh që përbën destinacionin më të njohur të skive në botë.

Shkenca është e qartë. Siç raporton Guardian, hulumtimet e fundit paralajmëruan këtë vit se një rritje prej 2 gradësh e temperaturave globale mbi nivelet para-industriale do të vendoste 53% të 28 vendpushimeve europiane në rrezik shumë të lartë të mbulimit minimal të borës, mbulimi më i dobët i regjistruar. Nëse kjo rritje do të arrinte 4 gradë Celsius, atëherë kjo përqindje do të shkonte deri në 98% të resorteve.

Një studim tjetër zbuloi se si mbulesa e borës në Alpe ka përjetuar një rënie ‘të paprecedentë’ gjatë 600 viteve të fundit, me kohëzgjatjen e mbulimit tani 36 ditë më të shkurtër.

Disa vlerësojnë se skijimi do të mbijetojë dhe mund të mbijetojë nëse temperaturat globale qëndrojnë brenda kufijve të përcaktuar nga marrëveshja e Parisit dhe nëse industria përshtatet. Megjithatë, Federata Ndërkombëtare e Skive - FIS nuk ka të njëjtin mendim, dhe këtë vit ka shprehur pakënaqësinë dhe shqetësimin e saj për mungesën e veprimeve për të siguruar mbijetesën e sportit.

Ekspertët shprehen se shkenca ka treguar se ‘vdekja’ e skijimit nuk është e pashmangshme nëse reduktohen emetimet globale. E ardhmja e sporteve dimërore varet nga sa mirë i reduktojmë emetimet në dekadat e ardhshme."

Sasi të vogla dëbore do të ndihmonin në mirëmbajtjen e disa vendpushimeve, veçanërisht ato në lartësi më të ulëta. Por bërja e dëborës artificiale nuk do të jetë kurrë në gjendje të zëvendësojë borën e vërtetë, pasi është shumë e shtrenjtë dhe përdoret shumë energji dhe ujë.

Sipas studimit të fundit, përdorimi i borës për të arritur 50% mbulesë dëbore në pista zvogëlon numrin e vendpushimeve europiane me rrezik të lartë të humbjes së mbulesës së borës në 27% në 20 gradë celsius dhe 71% në 40 gradë celsius.

Një studim nga Universiteti i Bazelit i cituar nga Guardian zbuloi se vendpushimet nën 1.800 deri në 2.000 metra do të duhet të braktisin shpatet e tyre më të ulëta dhe të mbështeten gjithnjë e më shumë në borën artificiale për të mbajtur të hapura vetëm shpatet më të larta.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat