MFE njofton nisjen e aplikimeve për programet e strehimit social që financohen nga buxheti i shtetit!

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hapur procedurat e aplikimeve për programet e strehimit social, të cilat do të financohen nga buxheti i shtetit në vitet 2024-2025.
Procedurat përcaktojnë llojet e projekteve që do të financohen nga buxheti i shtetit pjesërisht apo plotësisht, kushtet që duhet të plotësojnë bashkitë për t’u kualifikuar, si edhe formatin dhe dokumentacionin e aplikimit.
Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar një fond prej 320 milionë lekësh për financimin e projekteve të reja që do të hapen.
Tre janë llojet e programeve sipas të cilave kategorizohen projektet që do të financohen:
1- Banesa sociale me qira;
2- Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfëra dhe të pa favorizuara; si dhe
3- Streha të përkohshme.
Më konkretisht, në programin Banesa sociale me qira parashikohen projekte të financueshëm që mund të sigurohen nëpërmjet:
- Adaptimit të objekteve ekzistuese që janë në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
- Blerjes nga tregu, kur çmimi i blerjes së banesave në treg është më i ulët se kostoja e ndërtimit;
- Ndërtimit të ri në truall në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Në programin Përmirësimi i kushteve të banimit për komunitete të varfra dhe të pa favorizuara parashikohet financimi i projekteve për:
- Përmirësimin e infrastrukturës kryesisht në zona informale ku banojnë më shumë se 50 familje (kryesisht në zona të banuara nga minoriteti Rom), që janë në proces legalizimi;
- Përmirësimin e infrastrukturës në zona banimi me mungesë shërbimesh si ujësjellës, kanalizime, ose ku këto shërbime janë të papërshtatshme; si dhe
- Përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese për familje.
Sa i përket projekteve lidhur me përmirësimin e kushteve të banesave ekzistuese, për familje, ato do të kenë në fokus individë apo familje pa të ardhura, nga minoriteti Rom dhe Egjiptian, familje që ka në përbërje persona me aftësi të kufizuara, familje e përbërë nga të moshuar me moshë mbi 65 vjeç që jetojnë vetëm, familjet me më shumë se katër fëmijë, vajzat nëna, grua viktimë e dhunës, grua kryefamiljare, ku fëmijët në ngarkim të kenë moshën nën 18 vjeç, etj.
Në programin streha të përkohshme parashikohet financimi i projekteve që kanë të bëjnë me blerje dhe montim të kontenierëve, tendave, etj., si edhe adaptim të një objekti ekzistues për banim.
Hapja e procedurave për programet e strehimit social për kategoritë në nevojë bëhet vetëm pak ditë pasi Qeveria me ndryshimet në buxhetin e vitit 2023 akordoi bonuse sociale për shtresat vulnerabël, pjesë e paketës së solidaritetit për festat e fundvitit.
SCAN
Sondazh

Transparenca në industrinë nxjerrëse - Miratohet granti 700 mijë USD për EITI Shqipëri, përmirësim aksesit në të dhëna
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim ka akorduar një grant prej 700 mijë dollarë për Nismën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri, që......

Shqipëria, nën sulme kibernetike – AKSHI: Situata në faqet qeveritare është rikthyer në normalitet
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njofton se aktualisht gjendemi nën sulme massive kibernetike, të shpërndara të formatit ‘Distributed......

Komiteti parlamentar turk jep miratimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO!
Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Turk dha pëlqimin e tij për ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n, duke e afruar vendin nordik më parë të......

Aksionet kryesore europiane në vitin 2023: Cilat kompani u rritën mbi 100%?
Indeksi Euro Stoxx 50, një pikë referimi kyç për gjigantët e korporatave të Europës, ka parë një rritje mbresëlënëse prej 19% nga viti në ditë, duke u......

Bonot mbyllin vitin me presione rënëse, bien përsëri Yield-et - Rikthehen investitorët në ankandin e fundit të vitit 2023, interesat bien në 3.36%
Bonot e thesarit u janë rikthyer rënies në ankandin e fundit për këtë vit, duke konfirmuar mungesën e presioneve rritëse ndaj tyre. Në ankandin e javës së......

Izraeli rrit shpenzimet për mbrojtjen - 8 miliardë dollarë më shumë në vitin 2024
Izraeli do të duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me të paktën 8.3 miliardë dollarë vitin e ardhshëm, ndërsa lufta kundër Hamasit po vazhdon. Ministria e......

BSH “injektoi” 100 Mln euro në treg - “Mungesa e parave në nivelet maksimale dhe mbi limitin e tolerances”
Vjeshta e këtij viti ka shënuar mungesë të theksuar likiditeti në treg, duke detyruar Bankën e Shqipërisë të rrisë injektimet e parave në nivele rekord. Është......

Lufta kundër pastrimit të parave – Balluku: Duhet të hartojmë një strategji kombëtare kundër krimit ekonomik
Është mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhja vjetore e Komitetit Bashkërendues të luftës kundër pastrimit të parave. Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh......