Lufta kundër pastrimit të parave – Balluku: Duhet të hartojmë një strategji kombëtare kundër krimit ekonomik

Është mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhja vjetore e Komitetit Bashkërendues të luftës kundër pastrimit të parave.
Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se falë ndërveprimit dhe bashkëpunimit të të gjithë aktorëve, Shqipëria ka patur një sukses duke dalë nga lista gri e pastrimit të parave.
“Viti 2023 ka qenë pa dyshim një vit i suksesshëm për vendin tonë jo vetëm për sa i takon vlerësimit shumë pozitiv për daljen e Shqipërisë nga lista gri e FATF-së por edhe për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Më duhet të theksoj se ky moment pozitiv ka ardhur si rezultat e një pune shumë të madhe të të gjithëve ne ku një rol mjaft të rëndësishëm ka pasur edhe konsolidimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi, edhe institucionet e reja të krijuara si SPAK duke dhënë impaktin e daljes së Shqipërisë nga lista gri”, tha Balluku
“Vitet e fundit e kam ndjekur nga afër progresin e Shqipërisë në kuadër të raportimeve të ICRG dhe FATF ku për shkak të gamës së gjerë dhe gjithëpërfshirëse të masave të kërkuara dhe të realizuara nga institucionet prezent sot, është vërejtur një angazhim dhe koordinim efikas mes institucioneve tona për një përfaqësim më të mirë në organizmat monitoruese dhe ndërkombëtare. Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje rritjes së kapaciteteve institucionale të çdo institucioni si dhe investimeve në sistemet e teknologjisë me synim rritjen e efektivitetit të proceseve të punës në përgjigje të sfidave të reja të teknologjisë mbarë botërorë” shtoi ajo.
“Inteligjenca artificiale dhe ndërveprimi mes institucioneve në luftën kundër krimit ekonomik është një synim dhe objektiv madhor i qeverisë shqiptare. Kemi në fokus të takimit disa çështje kryesore ku çështja e parë është miratimi i vlerësimit kombëtar të riskut dhe planit të veprimit të tij, dokumente kto shumë të rëndësishme jo vetëm për përmbushjen e rekomandimeve ndërkombëtare por edhe për parashikim më të saktë të risqeve me të cilat do të përballemi. Pika e dytë është miratimi i disa fushave ku do të duhet të përqendrohemi gjatë vitit 2024, padyshim si një funksion dhe rrjedhojë e vlerësimit të radhës së Shqipërisë nga Moneyval i cili fillon në 2025 ashtu siç duhet çdo 8 vite, si dhe rekomandime të posaçme teknike që mund të kenë ndryshuar vitet e fundit. Do të jetë edhe ri konceptimi i grupit teknik ndërinstitucional të punës duke e kthyer atë në organizëm dinamik dhe proaktiv me takime të rregullta. Së fundmi synojmë të biem dakord për nevojën e një strategjie kombëtare në fushën e parandalimit dhe goditjes së pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit duke hartuar dhe miratuar këtë strategji brenda 6-mujorit të parë të vitit 2024,” u shpreh Balluku.
N.Xh / SCAN
Sondazh

A duhet të shqetësohet Gjermania për borxhin? - Debat i nxehtë ka shpërthyer në vend për kufirin e tij
Frika nga borxhi gjithëpërfshirës është mjaft i përhapur në Gjermani, me mbulimin e kohëve të fundit të mediave lokale që përqendrohen mbi borxhin e vendit.......

Eficienca e energjisë, interes i lartë në Kosovë - Përfundon vlerësimi i aplikimeve, fillojnë disbursimet e para
Qytetarët në Kosovë kanë shprehur interes të lartë për programet e subvencionimit të eficiencës së energjisë në banesat e tyre. Nga data 8 deri më 20 gusht......

Dhuratat për festat - 1 italian në 2 është një “riciklues serial”
Kur bëhet fjalë për dhuratat në këtë periudhë festash, italianët konfirmojnë tendencën, e cila është konsoliduar vitet e fundit, të të qenit “riciklues......

Gjysma e eksporteve të naftës ruse, në Kinë - Pjesa e Indisë u rrit në 40% të totalit në dy vjet
Gjysma e eksporteve të naftës të Rusisë në vitin 2023 shkoi në Kinë, ndërsa pjesa e Indisë u rrit në 40% të eksporteve totale të naftës ruse në dy vjet. Lajmi......

Kompanitë turke shohin me “dashuri” Egjiptin - Kosto më të ulëta dhe akses më i madh në tregjet ndërkombëtare
Marrëdhëniet midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut të tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi, kanë qenë të akullta prej vitesh. Kur......

Tregu i përbashkët energjetik me Kosovën - Bursa e energjisë, ERE cakton agjentin e transferimit
Enti Rregullator i Energjisë ka caktuar agjentin e transferimit për Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke plotësuar këtë instrument me një hallkë të......

“Dritë” në tunelin e Murrizit - Përfundon gërmimi, Balluku: Punimet mbyllen tërësisht vitin e ardhshëm
Tuneli i Murrizit, që është vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit është hapur tërësisht. Pas vështirësive të krijuara për shkak të gjeologjisë së tokës,......

Flukse të larta Investimesh të huaja - 404 milionë euro në tremujorin e tretë, rritje më 17% krahasuar me një vit më parë
Flukset e Investimeve të huaja Direkte kanë qenë shumë të larta edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke ndjekur të njëtën trajektore të dy të mëparshmëve.......