Gjysma e eksporteve të naftës ruse, në Kinë - Pjesa e Indisë u rrit në 40% të totalit në dy vjet

Gjysma e eksporteve të naftës të Rusisë në vitin 2023 shkoi në Kinë, ndërsa pjesa e Indisë u rrit në 40% të eksporteve totale të naftës ruse në dy vjet. Lajmi u konfirmua nga zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak.
Ai theksoi se partnerët kryesorë të vendit në situatën aktuale janë Kina, pjesa e së cilës është rritur në rreth 45-50%, dhe sigurisht India. Novak, drejton gjithashtu dhe sektorin energjetik të Rusisë.
Novak shtoi se pjesa e Europës në eksportet e papërpunuara ruse ka rënë në rreth 4 - 5% nga rreth 40-45%.
Nga ana tjetër Kina regjistroi një rritje të importeve të naftës së papërpunuar që në gjysmën e parë të vitit 2023, e nxitur nga zgjerimi i kapaciteteve të rafinerisë dhe përpjekjet për të rigjallëruar ekonominë pas lehtësimit të kufizimeve të lëvizshmërisë COVID-19.
Në këtë periudhë, Kina importoi mesatarisht 11.4 milionë fuçi naftë bruto, duke shënuar një rritje prej 12% krahasuar me mesataren vjetore të vitit 2022 prej 10.2 milionë fuçi në ditë.
Veçanërisht, gjatë gjysmës së parë të vitit 2023, importet e naftës së papërpunuar të Kinës u rritën nga tetë nga dhjetë vendet kryesore nga të cilat importoi naftë bruto në vitin 2022, sipas të dhënave të Administratës së Përgjithshme të Doganave të Kinës.
Të dhënat e doganave zbuluan gjithashtu një rritje prej 330,000 fuçi në ditë (46%) në importet nga Malajzia, duke arritur në 1 milion fuçi në ditë gjatë gjysmës së parë të 2023. Gjatë kësaj periudhe, importet e Kinës nga Malajzia tejkaluan prodhimin total të naftës në Malajzi. Analistët e industrisë thanë se pjesa më e madhe e naftës që dërgohej nga Irani në Kinë u rietiketua si me origjinë nga vende të tilla si Malajzia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Omani për të shmangur sanksionet.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Kompanitë turke shohin me “dashuri” Egjiptin - Kosto më të ulëta dhe akses më i madh në tregjet ndërkombëtare
Marrëdhëniet midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut të tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi, kanë qenë të akullta prej vitesh. Kur......

Tregu i përbashkët energjetik me Kosovën - Bursa e energjisë, ERE cakton agjentin e transferimit
Enti Rregullator i Energjisë ka caktuar agjentin e transferimit për Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke plotësuar këtë instrument me një hallkë të......

“Dritë” në tunelin e Murrizit - Përfundon gërmimi, Balluku: Punimet mbyllen tërësisht vitin e ardhshëm
Tuneli i Murrizit, që është vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit është hapur tërësisht. Pas vështirësive të krijuara për shkak të gjeologjisë së tokës,......

Flukse të larta Investimesh të huaja - 404 milionë euro në tremujorin e tretë, rritje më 17% krahasuar me një vit më parë
Flukset e Investimeve të huaja Direkte kanë qenë shumë të larta edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke ndjekur të njëtën trajektore të dy të mëparshmëve.......

2023, viti rekord i turizmit - Mbrëmjen e 25 dhjetorit u regjistruan mbi 10 milionë shtetas të huaj
Deri në mbrëmjen e 25 dhjetorit në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 10 milionë shtetas të huaj. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet......

Cilët janë njerëzit më të stresuar në Europë?
Të gjithë jemi të stresuar, por cilët popuj europianë janë më shumë? Epo, edhe nëse ideja jonë për grekët nuk është sigurisht ajo e një populli veçanërisht të......

“Autostrada” energjetike me Maqedoninë e Veriut - Zbardhen detajet/ Linja e transmetimit 400 kV do kushtojë 70.131 mln euro. Si ndahet financimi
Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Maqedoni e Veriut do të kushtojë 70.131 mln euro. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka zbardhur detajet e financimit......

Rregullat më të çuditshme turistike të Europës në vitin 2023!
Destinacione të njohura ndëmorën hapa për të goditur mbiturizmin në 2023. Disa lëvizje dukeshin të qarta: kufizimi i anijeve e rritja e taksave turistike dhe......