Shqipëria Postuar më 26 Dhjetor 2023, 12:50

2023, viti rekord i turizmit - Mbrëmjen e 25 dhjetorit u regjistruan mbi 10 milionë shtetas të huaj

Nga SCAN TV
2023, viti rekord i turizmit - Mbrëmjen e 25 dhjetorit u regjistruan mbi 10

Deri në mbrëmjen e 25 dhjetorit në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 10 milionë shtetas të huaj. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet postimi të një videoje në rrjetet sociale.

Në këtë mënyrë 2023-shi do të shënohet si viti rekord i turizmit për vendin tonë. Rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është Europa, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore.

Kujtojme se gjatë gjithë vitit 2022 numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri arriti afërsisht në 7,5 milionë.

Përballë kësaj rritje të fortë të sektorit të turizmit, Ministria e Turizmit ka përgatitur një ligj të ri për turizmin dhe strategjinë e re 2024-2030.

Synimi është nxitja dhe mbështetja e sektorit privat, me qëllim garantimin e konkurrencës dhe standarteve në sektor.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 26 Dhjetor

Rritje e ndjeshme për valutat kryesore!

Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes teksa është blerë sot me 93.7 lekë dhe është shitur me 94.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat