Ligji i ri për Taksën e Ndërtesave, gati brenda 2024 - Hyn në fuqi në 2026, por në dokumentin e Reformave Qeveria thotë do jetë gati vitin e ardhshëm

Ndërsa u hodh për konsultim që në verën e këtij viti dhe parashikohet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2026, duket se taksa e re e pasurisë së paluajtshme duket se do të jetë gati brenda vitit 2024. Këtë e raporton Këshilli i Ministrave në dokumentin e sapomiratuar të reformave që raportohen në kuadrin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ligji i ri “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” dhe aktet nënligjore përkatëse të përgatitura dhe të miratuara me qëllim përmirësimin e të ardhurave nga kjo taksë – deri në fund të vitit 2024”, thekson dokumenti Qeveritar. Në vijim, parashikohet përafrimi i legjislacionit tatimor shqiptar me direktivat e BE-së në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Projektligji “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” i prezantuar në muajin gusht nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pritet të rrisë detyrimin e taksës së ndërtesës tek apartamentet 18 deri 50% dhe te dyqanet deri 25%. Drafti është ende në fazë konsultimesh dhe parashikohet të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026 për ndërtesat, ndërsa për kategoritë që përfshin parcela, tokë bujqësore dhe truall nga 1 janari 2028.
Projektligji i ri jo vetëm rrit nivelin e taksës, por ndryshon edhe metodologjinë për llogaritjen e çmimeve mesatare për të gjitha kategoritë e pasurive të paluajtshme, ky synohet t’u afrohen vlerës së tregut. Drafti propozon që niveli i taksës për ndërtesat e kategorisë rezidenciale të variojë nga 0,1% deri në 0,2% nga 0,05% që është aktualisht, për ndërtesat tregtare nga 0,15 deri në 0,25% nga 0,2% që është dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale niveli i taksës varion nga 0,15 deri 0,25%.
Taksa për të gjitha kategoritë e pasurive të paluajtshme do të llogaritet mbi vlerën e re të pronës. Vlera do të përcaktohet në një hartë te re me çmime mesatare referuese, por e ndarë për njësitë e ndërtesave rezidenciale, të shërbimit, si dhe çmimet mesatare referuese të parcelave, duke përfshirë të truallit, tokës bujqësore dhe asaj pyjore.
Sipas dokumentit për reformën e taksës, për parcelat do të jetë Agjencia Shtetërorë e Kadastrës që do të përgatisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, zonat e vlerave dhe çmimet referuese. Ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë do të përcaktojë, zonat e vlerave dhe çmimet referuese për njësitë e ndërtesave, si dhe vlerat e vlerësuara të pasurive të paluajtshme.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Hapi i parë për lidhjen elektrike Qipro-Greqi - Vëmendja tek Izraeli. Por, a do të reagojë Ankaraja?
Në vitin 2026 pritet që projektet për Interkoneksionin ambicioz të Detit të Madh të përfundojnë me synimin e ndërlidhjes elektrike të Qipros dhe Greqisë......

Kina me rregulla të reja për videolojërat - Zhvilluesit e vegjël do të jenë më të dëmtuarit
Rregullat e propozuara të Kinës për lojërat do të godasin më shumë zhvilluesit më të vegjël sesa ata të mëdhenj, duke reduktuar gjithashtu të ardhurat e......

Diamantet e laboratorit të Indisë kursejnë para’ - Por, diamantet natyrale nuk e humbasin shkëlqimin e tyre
Gjithnjë e më shumë blerës të Millennial dhe Gen Z janë mahnitur nga të ashtuquajturat LGD – diamante të prodhuar në laboratore - për shkak të çmimit të......

Bill Gates e di se çfarë na pret në vitin 2024 - Parashikimet e miliarderit për IA, vaksinat dhe zgjedhjet në botë
Në një letër të publikuar, Bill Gates detajoi arsyet e këndvështrimit të tij optimist për vitin 2024: Siç deklaroi ai, “novacioni është çelësi i përparimit”,......

Cili vend europian takson me shumë makinat? - Në 13 shtete të BE mblidhen 374.6 miliardë euro të ardhura
Taksimi i automjeteve ndryshon në masë të madhe në të gjithë Europën me konsideratat mjedisore që luajnë një rol kyç në disa vende. Bazuar në të dhënat e OECD,......

‘Duhet të hiqni disa para mënjanë’ – Ja cila nga sfidat e kursimit është e duhura për ju?
Me ardhjen e shpejtë të vitit 2024, sfidat e kursimit po fitojnë sërish vrull. Ndërsa këto sfida sigurisht që mund të jenë argëtuese dhe të çuditshme për disa,......

Rritja e pensioneve, Prof. Hoxha: Duhet të rriten pagat para ’94-s!
Qeveria ka lënë të hapur mundësinë e rishikimit të skemës së pensioneve, teksa është bërë e ditur se ka nisur një vlerësim i skemës aktuale në bashkëpunim edhe......

Turizmi shëndetësor, në “pikiatë” - INSTAT: Sivjet u shënua rënie me 62.2% në raport me vitin e kaluar
Teksa numri i turistëve pësoi rritje të ndjeshme gjatë periudhëës janar – nëntor të këtij viti, ndryshe paraqitet situata për turizmin shëndetësor. Sipas të......