Turizmi shëndetësor, në “pikiatë” - INSTAT: Sivjet u shënua rënie me 62.2% në raport me vitin e kaluar

Teksa numri i turistëve pësoi rritje të ndjeshme gjatë periudhëës janar – nëntor të këtij viti, ndryshe paraqitet situata për turizmin shëndetësor. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave për këtë segment u shënua një rënie me 62.2 % përgjatë 11 mujave, në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Sipas INSTAT përgjatë periudhës janar – nëntor 2023 për trajtime shëndetësore në vendin tonë hynë 895 shtetas të huaj, nga 2367 shtetas që hynë përgjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Këto shifra janë tërësisht të ndryshme, në raport me vitet e kaluar kur ky lloj turizmi paraqitej gjithmonë në rritje. Në fakt, Shqipëria është parë si një vend me potencial të alrtë për zhvillimin e turizmit shëndetësor, që bëhet për të përfituar shërbime shëndetësore në një vend të ndryshëm nga vendbanimi i pacientëve.
Kjo për shkak të çmimeve të ulta, por edhe pozicionit gjeografik të favorshëm për udhëtarë nga Evropa. Fillimisht, interesi ishte më i lartë për shërbimet dentare, ndërsa më pas u shënua një rritje edhe për shërbime të tjera, sikurse është transplantimi i flokëve apo kirurgjitë kozmetike.
Ndërkaq, arsyet e rënies të këtij turizmi gjatë vitit 2023 janë ende të paqarta, teksa ato mund të lidhen me rritjen e çmimeve për shërbimet e kërkuara, por edhe me rritjen e kostos së jetesës në shumë vende të Europës, që ndikon në sjelljet konsumatore.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Bollëk eurosh, raporti i mbulimit të borxhit 333.8% - Rezerva valutore shumë e lartë, parametrat e huasë së jashtmë në përmirësim të ndjeshëm
Si kurrë më parë, për shkak të mbiccmimit të lekut, si dhe rezervave shumë të larta valutore, Qeveria po i gëzohet parametrave shumë të mirë të shërbimit të......

Konsumi i energjisë nga burime të rinovueshme - Eurostat: Shqipëria, në vend të katërt. Lihet pas vetëm nga vendet nordike
Shqipëria renditet në vendin e katërt në Europë për konsumin energjisë nga burime të rinovueshme. Të dhënat raportohen nga Eurostat, sipas të cilave vendi ynë......

Mrekullia ekonomike e Kinës nuk ka përfunduar - Ekspertët perëndimorë paralajmërojnë skenarin e rikthimit
Ndërsa ekspertët jo shumë kohë më parë po debatonin për ngritjen ekonomike të Kinës, konsensusi në zhvillim tani po paralajmëron fundin e ‘mrekullisë së......

Google zëvendëson punonjësit me IA - Sektori më i rrezikuar është ai i reklamave
Google po merr në konsideratë të zëvendësojë disa punonjës nga stafi i saj njerëzor me inteligjencën artificiale. Sipas një raporti nga ‘The Information’,......

Dy luftëra dhe 50 zgjedhje - Krizat politike që kërcënojnë ekonominë globale
Sulmet Houthi ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, një nga qendrat më kritike të tregtisë botërore, po shkaktojnë goditje të reja pasigurie në ekonominë......

E-albania do të jetë me asistent virtual - Qendër e re kontakti. Omnichannel, ndihmë online, thirrje zanore dhe asistencë direkte
Portali E-albania do t’i nënshtrohet vitet në vijim një procesi rrënjësor modernizimi, i cili do të finalizohet me një asistent virtual i cili do t’u......

12 faktet më interesante dhe të çuditshme të Krishtlindjeve nga e gjithë bota
Edhe pse Krishtlindja ka të bëjë me traditat, ka shumë gjëra interesante dhe ndonjëherë edhe të çuditshme në lidhje me këtë festë. A e dini pse Rudolph në renë......

Pemë, dekorime, dhurata - Cili vend shpenzon më shumë për Krishtlindje?
Krishtlindja bashkon kostot e pemëve, dekorimeve dhe dhuratave, një përzierje që ndryshon nga vendi në vend. Industria e pemës së Krishtlindjes në BE ka një......