Flukse të larta Investimesh të huaja - 404 milionë euro në tremujorin e tretë, rritje më 17% krahasuar me një vit më parë

Flukset e Investimeve të huaja Direkte kanë qenë shumë të larta edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke ndjekur të njëtën trajektore të dy të mëparshmëve. Sipas të dhënave të sapopublikuar nga Banka e Shqipërisë fluksi i tyre për tremujorin e tretë ka shënuar një total prej më shumë se 404 milionë eurosh. Rritja krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të shkuar është mbi 17%, ose thuasje 60 milionë euro më shumë.
Nga flukset tremujore të Bankës së Shqipërisë, duket se Holanda mbetet vendi me peshën më të lartë të Investimeve Direkte, por edhe sa i përket shtimit të volumit të tyre në bazë vjetore. Nga 76.8 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit të shkuar, fluksi për të njëjtin tremujor të këtij viti rritet në 86.9 milionë euro. Në rritje të fortë flukset e investimeve nga Holanda, të cilët fokusohen kryesisht në industrinë e hidrokarbureve, kanë qenë edhe për dy tremujorët e parë të këtij viti.
Ndërkohë që sa i përket ritmit të rritjes, janë flukset e Investimeve nga Mbretëria e Bashkuar ato që kanë shënuar një përshpejtim të fortë këtë vit. Nga 3.46 milionë euro në tremujorin e tretë 2022, flukset e Investimeve nga Britanike thuajse janë trefishuar, duke e mbyllur tremujorin e tretë të këtij viti në kuotën 11.81 milionë euro.
Partneri ynë kryesor tregtar, Italia, është një tjetër vend që ka shtuar fluksin e Investimeve për këtë vit. Flukset rezultojnë thuajse dyfish më të larta se tremujorin e vitit të shkuar, ose nga 22.75 milionë euro, në 41.62. Një tjetër partner i rëndësishëm ekonomik i Shqipërisë, Turqia, gjithashtu ka rritur volumet e investimeve direkte nga 55.7 milionë në tremujorin e tretë të vitit të shkuar, në 58.21 milionë në të njëjtin tremujor të këtij viti. Rritje të ndjeshme për këtë vit kanë shënuar edhe flukset e ardhura nga Kosova dhe Franca, ndërkohë që modeste ka qenë rritja e flukseve të investimeve të reja nga Greqia, si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë që ky tremujor ka shënuar rënie të flukseve të investimeve me origjinë nga Gjermania, partner i rëndësishëm tregtar i vendit tonë. Nga 10.3 milionë euro në tremujorin e tretë 2022, ato rezultojnë 9.17 milionë në tremujorin e tretë të këtij viti.
Për t’u shënuar është se një pjesë e mirë e këtyre investimeve i takojnë tregut të pasurive të paluajtshme, duke qenë se Banka e Shqipërisë i përfshin blerjen e pronave nga jorezidentët në totalin e Investimeve të huaja direkte.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

2023, viti rekord i turizmit - Mbrëmjen e 25 dhjetorit u regjistruan mbi 10 milionë shtetas të huaj
Deri në mbrëmjen e 25 dhjetorit në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 10 milionë shtetas të huaj. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet......

Cilët janë njerëzit më të stresuar në Europë?
Të gjithë jemi të stresuar, por cilët popuj europianë janë më shumë? Epo, edhe nëse ideja jonë për grekët nuk është sigurisht ajo e një populli veçanërisht të......

“Autostrada” energjetike me Maqedoninë e Veriut - Zbardhen detajet/ Linja e transmetimit 400 kV do kushtojë 70.131 mln euro. Si ndahet financimi
Linja e transmetimit 400 kV Shqipëri – Maqedoni e Veriut do të kushtojë 70.131 mln euro. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka zbardhur detajet e financimit......

Rregullat më të çuditshme turistike të Europës në vitin 2023!
Destinacione të njohura ndëmorën hapa për të goditur mbiturizmin në 2023. Disa lëvizje dukeshin të qarta: kufizimi i anijeve e rritja e taksave turistike dhe......

Brenda reaktorit të parë në botë që do të fuqizojë Tokën duke përdorur të njëjtën energji si Dielli!
Në zemër të Provence, disa nga mendjet më të ndritura shkencore në planet po krijojnë skenën për atë që quhet eksperimenti më i madh dhe më ambicioz shkencor......

Rritje e ndjeshme për valutat kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje këtë mëngjes teksa është blerë sot me 93.7 lekë dhe është shitur me 94.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport......

Çmimi i vajit të ullirit në botë rritet 65% - Shkaku, ndryshimet klimatike dhe thatësira
Ndryshimet klimatike dhe veçanërisht thatësira që ka goditur vendet mesdhetare, janë dy faktorët kryesorë për rënien e prodhimit të vajit të ullirit këtë vit.......

Ligji i ri për Taksën e Ndërtesave, gati brenda 2024 - Hyn në fuqi në 2026, por në dokumentin e Reformave Qeveria thotë do jetë gati vitin e ardhshëm
Ndërsa u hodh për konsultim që në verën e këtij viti dhe parashikohet të hyjë në fuqi në janar të vitit 2026, duket se taksa e re e pasurisë së paluajtshme......