Eficienca e energjisë, interes i lartë në Kosovë - Përfundon vlerësimi i aplikimeve, fillojnë disbursimet e para

Qytetarët në Kosovë kanë shprehur interes të lartë për programet e subvencionimit të eficiencës së energjisë në banesat e tyre. Nga data 8 deri më 20 gusht 2023, përmes platformës e-Kosova, Fondi për Eficiencë të Energjisë ka pranuar 3321 aplikime, dhe pas shqyrtimit nga komisioni vlerësues, 2150 aplikantë kanë marrë para-aprovimin për fillimin e implementimit të masave të eficiencës së energjisë.
Këta aplikantë kanë pranuar “Letrën e Para-Aprovimit” dhe vërtetimin për lirim nga TVSH për blerjen e materialeve dhe kryerjen e punimeve në shtëpitë e tyre. Komunat me numrin më të lartë të përfituesve janë: Prishtina, Podujeva, Peja, Ferizaj dhe Vushtrria.
Nga numri total i aplikimeve, janë anuluar 161 prej tyre, prej të cilave 142 për arsye se nuk i kanë plotësuar kriteret e thirrjes publike dhe 19 aplikantë kanë tërhequr aplikimin e tyre. Ndërkaq, 1010 aplikime pa raport të audituesit do të shqyrtohen nëse mbetet buxhet në dispozicion.
Fondi prej 10 milionë euro, i destinuar për këtë projekt, është mundësuar nga një donacion i Bashkimit Europian. Përfituesit do të subvencionohen deri në 45% të shumës së investimit dhe deri në 50% për pronaret gra, ose për shtëpitë në bashkëpronësi të bashkëshortëve, pa kaluar shuma maksimale prej 5500 euro.
Përfituesit janë zgjedhur duke u bazuar në kriteret e përcaktuara nga thirrja publike, duke përfshirë nevojën për shtëpi të banueshme, konsum të energjisë elektrike prej së paku 250kWh në muaj në 21 nga 24 muajt e fundit, si dhe përmbushjen e kritereve teknike dhe izolimit termik.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Dhuratat për festat - 1 italian në 2 është një “riciklues serial”
Kur bëhet fjalë për dhuratat në këtë periudhë festash, italianët konfirmojnë tendencën, e cila është konsoliduar vitet e fundit, të të qenit “riciklues......

Gjysma e eksporteve të naftës ruse, në Kinë - Pjesa e Indisë u rrit në 40% të totalit në dy vjet
Gjysma e eksporteve të naftës të Rusisë në vitin 2023 shkoi në Kinë, ndërsa pjesa e Indisë u rrit në 40% të eksporteve totale të naftës ruse në dy vjet. Lajmi......

Kompanitë turke shohin me “dashuri” Egjiptin - Kosto më të ulëta dhe akses më i madh në tregjet ndërkombëtare
Marrëdhëniet midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut të tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi, kanë qenë të akullta prej vitesh. Kur......

Tregu i përbashkët energjetik me Kosovën - Bursa e energjisë, ERE cakton agjentin e transferimit
Enti Rregullator i Energjisë ka caktuar agjentin e transferimit për Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike, duke plotësuar këtë instrument me një hallkë të......

“Dritë” në tunelin e Murrizit - Përfundon gërmimi, Balluku: Punimet mbyllen tërësisht vitin e ardhshëm
Tuneli i Murrizit, që është vepra më e rëndësishme e rrugës së Arbrit është hapur tërësisht. Pas vështirësive të krijuara për shkak të gjeologjisë së tokës,......

Flukse të larta Investimesh të huaja - 404 milionë euro në tremujorin e tretë, rritje më 17% krahasuar me një vit më parë
Flukset e Investimeve të huaja Direkte kanë qenë shumë të larta edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke ndjekur të njëtën trajektore të dy të mëparshmëve.......

2023, viti rekord i turizmit - Mbrëmjen e 25 dhjetorit u regjistruan mbi 10 milionë shtetas të huaj
Deri në mbrëmjen e 25 dhjetorit në Shqipëri kanë hyrë më shumë se 10 milionë shtetas të huaj. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, nëpërmjet......

Cilët janë njerëzit më të stresuar në Europë?
Të gjithë jemi të stresuar, por cilët popuj europianë janë më shumë? Epo, edhe nëse ideja jonë për grekët nuk është sigurisht ajo e një populli veçanërisht të......