Bonot mbyllin vitin me presione rënëse, bien përsëri Yield-et - Rikthehen investitorët në ankandin e fundit të vitit 2023, interesat bien në 3.36%

Bonot e thesarit u janë rikthyer rënies në ankandin e fundit për këtë vit, duke konfirmuar mungesën e presioneve rritëse ndaj tyre. Në ankandin e javës së fundit të dhjetorit, bonot 12-mujore thuajse kanë prekur kufirin prej 3.25% të normës bazë të interesit të Bankës së Shqipërisë. Rritja e fundit e normës bazë në nëntor, që solli edhe rritje të lehtë të normave të bonove në dy ankandet pasues, sugjeroi se mund të kishim rritje të qëndrueshme të yield-eve në vijim, si dhe që disa aktorë të rëndësishëm do largoheshin prej tyre për momentin, në pritje të kthimeve më të larta.
Pritshmëri që nuk u materializuan në ankandin e kësaj jave, duke parë se kërkesa për të investuar rezultoi mjaft e lartë, në të kundërt të dy ankandeve të fundit. Shuma e shpallur nga Qeveria në ankand ishte 7 miliardë lekë, apo afërisht 70 milionë euro, ndërsa totali i shumës së vënë në dispozicion nga investitorët thuasje 10 miliardë lekë, apo afërisht 100 milionë euro. Një prani kaq e lartë investitorësh duket se ka rithyer presionet rënëse ndaj normave të interesit të bonove. Nga 3.41% në ankandin e 24 nëntorit, Yield-i i bonove 12-mujore rezultoi 3.36% në ankandin e 26 dhjetorit.
Bëhet fjalë për tre ankandet e para të bonove 12-mujore pas rritjes së normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë në nivelin 3.25%. Rikthimi i investitorëve në ankandin e fundit, rikthen edhe sjelljen tipike të tyre të vërejtur përgjatë gjithë vitit 2023, i karakteizuar nga kërkesë mjaft e lartë për investime veçanërisht në instrumentet me afat maturimi 12- mujor. Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, pati dhe tërheqje të ndjeshme të depozitave nga ana e individëve për t’i investuar ato në letra me vlerë të Qeverisë, për shkak të kthimeve më të larta që siguronin në raport me depozitat, duke parë se normat e tyre i pasqyruan shumë më ngadalë rritjet e normave bazë të ineteresit.
Lorenc Rabeta/SCAN
Sondazh

Izraeli rrit shpenzimet për mbrojtjen - 8 miliardë dollarë më shumë në vitin 2024
Izraeli do të duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me të paktën 8.3 miliardë dollarë vitin e ardhshëm, ndërsa lufta kundër Hamasit po vazhdon. Ministria e......

BSH “injektoi” 100 Mln euro në treg - “Mungesa e parave në nivelet maksimale dhe mbi limitin e tolerances”
Vjeshta e këtij viti ka shënuar mungesë të theksuar likiditeti në treg, duke detyruar Bankën e Shqipërisë të rrisë injektimet e parave në nivele rekord. Është......

Lufta kundër pastrimit të parave – Balluku: Duhet të hartojmë një strategji kombëtare kundër krimit ekonomik
Është mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhja vjetore e Komitetit Bashkërendues të luftës kundër pastrimit të parave. Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh......

A duhet të shqetësohet Gjermania për borxhin? - Debat i nxehtë ka shpërthyer në vend për kufirin e tij
Frika nga borxhi gjithëpërfshirës është mjaft i përhapur në Gjermani, me mbulimin e kohëve të fundit të mediave lokale që përqendrohen mbi borxhin e vendit.......

Eficienca e energjisë, interes i lartë në Kosovë - Përfundon vlerësimi i aplikimeve, fillojnë disbursimet e para
Qytetarët në Kosovë kanë shprehur interes të lartë për programet e subvencionimit të eficiencës së energjisë në banesat e tyre. Nga data 8 deri më 20 gusht......

Dhuratat për festat - 1 italian në 2 është një “riciklues serial”
Kur bëhet fjalë për dhuratat në këtë periudhë festash, italianët konfirmojnë tendencën, e cila është konsoliduar vitet e fundit, të të qenit “riciklues......

Gjysma e eksporteve të naftës ruse, në Kinë - Pjesa e Indisë u rrit në 40% të totalit në dy vjet
Gjysma e eksporteve të naftës të Rusisë në vitin 2023 shkoi në Kinë, ndërsa pjesa e Indisë u rrit në 40% të eksporteve totale të naftës ruse në dy vjet. Lajmi......

Kompanitë turke shohin me “dashuri” Egjiptin - Kosto më të ulëta dhe akses më i madh në tregjet ndërkombëtare
Marrëdhëniet midis presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut të tij egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi, kanë qenë të akullta prej vitesh. Kur......