Transparenca në industrinë nxjerrëse - Miratohet granti 700 mijë USD për EITI Shqipëri, përmirësim aksesit në të dhëna

Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim ka akorduar një grant prej 700 mijë dollarë për Nismën për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse në Shqipëri, që ndryshe njihet si EITI.
Qeveria ka miratuar letërmarrëveshjen me bankën për financimin e projektit, i cili përbëhet nga disa komponentë. Pjesa e parë përfshin mbështetjen e raportimit pranë EITI-t ndërkombëtar, që është një detyrim për Shqipërinë si pjesë e kësaj nisme.
Pjesa e dytë parashikon mbështetjen për përmirësimin e aksesit tek të dhënat e EITI-t, duke përfshirë, ndër të tjera: Kryerjen e vlerësimeve të ndikimeve të pajtueshmërisë me legjislacionin ekzistues mbi regjistrin tregtar të pronarëve përfitues, kushtet sociale-ekonomike të industrisë së prodhimit të naftës dhe rreziqet dhe përfitimet e lidhura dhe investimet e huaja për sektorin ekstraktues.
Po ashtu, synohet kryerja e disa studimeve mbi raportimin gjinor dhe pjesëmarrjen e grave në sektorin ekstraktues, përfshirjen e sektorit të energjisë së rinovueshme (erë dhe diellore) dhe gazit në raportimin e EITI-t, duke përfshirë mbështetjen për dialogun mbi tranzicionin e energjisë apo kryerjen e analizave të legjislacionit aktual mbi shëndetin dhe sigurinë në punë në sektorin ekstraktues.
Pjesa tretë përfshin mbështetjen dhe ndërtimin e kapaciteteve, ndërsa pjesa e katërt, menaxhimin e projektit, duke përfshirë monitorimin, vlerësimin, koordinimin dhe mbikëqyrjen dhe auditimin e tij.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Shqipëria, nën sulme kibernetike – AKSHI: Situata në faqet qeveritare është rikthyer në normalitet
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) njofton se aktualisht gjendemi nën sulme massive kibernetike, të shpërndara të formatit ‘Distributed......

Komiteti parlamentar turk jep miratimin për anëtarësimin e Suedisë në NATO!
Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Turk dha pëlqimin e tij për ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n, duke e afruar vendin nordik më parë të......

Aksionet kryesore europiane në vitin 2023: Cilat kompani u rritën mbi 100%?
Indeksi Euro Stoxx 50, një pikë referimi kyç për gjigantët e korporatave të Europës, ka parë një rritje mbresëlënëse prej 19% nga viti në ditë, duke u......

Bonot mbyllin vitin me presione rënëse, bien përsëri Yield-et - Rikthehen investitorët në ankandin e fundit të vitit 2023, interesat bien në 3.36%
Bonot e thesarit u janë rikthyer rënies në ankandin e fundit për këtë vit, duke konfirmuar mungesën e presioneve rritëse ndaj tyre. Në ankandin e javës së......

Izraeli rrit shpenzimet për mbrojtjen - 8 miliardë dollarë më shumë në vitin 2024
Izraeli do të duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes me të paktën 8.3 miliardë dollarë vitin e ardhshëm, ndërsa lufta kundër Hamasit po vazhdon. Ministria e......

BSH “injektoi” 100 Mln euro në treg - “Mungesa e parave në nivelet maksimale dhe mbi limitin e tolerances”
Vjeshta e këtij viti ka shënuar mungesë të theksuar likiditeti në treg, duke detyruar Bankën e Shqipërisë të rrisë injektimet e parave në nivele rekord. Është......

Lufta kundër pastrimit të parave – Balluku: Duhet të hartojmë një strategji kombëtare kundër krimit ekonomik
Është mbajtur gjatë ditës së sotme mbledhja vjetore e Komitetit Bashkërendues të luftës kundër pastrimit të parave. Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh......

A duhet të shqetësohet Gjermania për borxhin? - Debat i nxehtë ka shpërthyer në vend për kufirin e tij
Frika nga borxhi gjithëpërfshirës është mjaft i përhapur në Gjermani, me mbulimin e kohëve të fundit të mediave lokale që përqendrohen mbi borxhin e vendit.......